Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka dërguar një letër urimi Presidentit më të ri të SHBA-ve, Joe Biden. Në letrën e dërguar ai e ka uruar atë për detyrën e re që ka nisur dhe i ka premtuar bashkëpunin maksimal në sfidat e përbashkëta.
“Ndërsa ndërmerrni hapa për të kapërcyer ndarjet dhe për të shëruar kombin tuaj, aleatët tuaj do të shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj ndërsa ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta”, shkruan ndër të tjera Kurti.