• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

ALERT për variantin DELTA?/ Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç

16/07/2021
in Aktualitet
0
ALERT për variantin DELTA?/ Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, ku ka ndjekur procesin e vaksinimit, ka bërë me dije se, të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.

“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik. Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë. Do të jemi në komunitet për të realizuar këtë vaksinim të popullatës +18 vjeç në këtë javë të vaksinimit”, tha Manastirliu, ndërsa ka ftuar qytetarët +18 vjeç të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve.

Duke bërë me dije se ditë dhe javë të vaksinimit të hapur do të ketë përgjatë gjithë verës, Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina anticovid. “Aktualisht në Shqipëri janë më shumë se 1 milion e 500 mijë doza vaksine të mbërritura. Ndërkohë që të hënën ne presim dhe rreth 32 mijë doza të vaksinës Pfizer, për të vijuar me planin e vaksinimit dhe për ta zgjeruar akoma më tej”, -tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik thanë se ka një alert të shtuar për variantin Delta dhe bënë apel për qytetarët, për t’u vaksinuar sa më parë, pasi vaksinat mbrojnë deri në 100% nga fatalitetet si pasojë e Covid-19.

“Prej tashmë 2-3 javësh ne kemi folur për sinjale të pazakonta. Kemi marrë mostra, i kemi në Laboratorin e Referencës dhe vijojmë me monitorimin. E rëndësishme është të kuptojmë që pavarësisht shtrimeve spitalore shumë sporadike dhe fatmirësisht humbjeve të munguara të jetës, ne shikojmë që ka rritje të vogla të infeksioneve. Ndaj nuk duhet të harrohen masat dhe apeli ynë dhe apeli ndërkombëtar është vaksinim, vaksinim, vaksinim”, tha prof. Albana Fico. Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1,578,790 doza vaksine ndaj COVID19. Janë kryer në total 1,052,108 doza, prej tyre 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Tags: albanewsogerta manastirliuvaksinimi masivvarianti delta
Previous Post

Paralajmërojnë sinoptikanët: Po vjen “Liqeni i ftohtë”. Rrebeshet e shiut që kanë pushtuar Europën

Next Post

Dosja për kamionin me drogë në Durrës/ SPAK e merr përsipër, prokuroria lokale shpall moskompetencë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Godina e SPAK

Dosja për kamionin me drogë në Durrës/ SPAK e merr përsipër, prokuroria lokale shpall moskompetencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.