KOSOVË- Ambasada Amerikane në Kosovë i ka quajtur inkurajuese procesin e votimit ditën e sotme. Me anë të një postimi në Twitter, ambasada shkroi se tashme pas mbylljes së procesit të votimit duhet që t’i lihet hapsirë institucioneve përkatëse dhe KQZ-së në mënyrë që të bëjnë punën e tyre.
“Inkurajuese të shohësh kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tani është e rëndësishme për t’i dhënë KQZ-së dhe institucioneve të tjera kohë dhe hapësirë për të numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre,” shkruan ambasada në Twitter.