Kosovë- Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti, ndonëse nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.
“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, kishte shkruar në profilin e tij zyrtar në Twitter ambasadori Kosnett.