• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

AMF i heq licencën një agjenti të lidhur, i jep licencë BKT për platformë investimesh

06/11/2021
in Ekonomi
0
AMF i heq licencën një agjenti të lidhur, i jep licencë BKT për platformë investimesh

Një nga çështjet e para të sjella në vëmendje nga Drejtori i ri Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas marrjes së detyrës ka qenë problemi i kompanive të angazhuara në skema mashtrimi nëpërmjet investimit në bursa.

Këto kompani veprojnë si agjentë të platformave të huaja të investimit dhe synojnë të tërheqin në investime sidomos shtetas të huaj. Në parim, ato funksionojnë si kompani call center, që kontaktojnë klientë potencialë nëpërmjet telefonit. Aktiviteti i shumicës së tyre është i jashtëligjshëm, madje, sipas dëshmive nga punonjës, disa syresh angazhohen në skema të mirëfillta mashtrimi, ku synimi nuk është thjesht përfitimi i komisionit mbi një investim real, por zhvatja e fondeve të investitorëve.

Kompani që, në rastin më të mirë shkelin ligjin duke ushtruar aktivitet financiar të palicencuar dhe rastin më të keq konsumojnë veprën penale të mashtrimit, prej vitesh po tolerohen nga strukturat ligjzbatuese. Këto kompani punësojnë mijëra të rinj dhe për ata që janë më të aftë në joshjen e investitorëve mundësojnë pagesa tejet të mëdha, që shpesh mund të arrijnë në dhejtëra mijëra euro në muaj. Por, denoncimet e përcjella së fundi nga jashtë vendit, prej shtetasve të huaj që kanë denoncuar mashtrimin prej këtyre kompanive, së fundmi kanë sjellë një valë kontrollesh për të zbuluar subjektet në shkelje të ligjit.

Në mbledhjen e fundit të muajit tetor, këtij problemi i është kthyer edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Me një vendim të Bordit Drejtues, AMF i ka hequr licencën edhe një prej kompanive të pakta të licencuara si agjent i platformave të huaja. Vendimi parashikon heqjen e njohjes dhe çregjistrimin e shoqërisë “OnTop-Securities” sh.a., si agjent i lidhur i brokerit të huaj. AMF nuk ka bërë publike argumentin e vendimit dhe arsyet pse këtij operatori i është hequr licenca. Pas këtij vendimi, në regjistrin e subjekteve të licencuara të AMF tashmë kanë ngelur vetëm dy të tilla që ushtrojnë veprimtarinë e agjentit në mënyrë të ligjshme, Prodata Securities sh.a. dhe Validius sh.a.

Por, ndërkohë AMF ka dhënë një licencë të re për shërbimet e investimit online: këtë herë bëhet fjalë për një institucion financiar të rëndësishëm dhe me eksperiencë, Bankën Kombëtare Tregtare. BKT do të ofrojë shërbimin e investimit nëpërmjet platformës online Smart Invest. Banka e ofron të njëjtin shërbim edhe nëpërmjet filialit të saj në Kosovë. Ndryshe nga kompanitë call center që tentojnë të tërheqin sidomos shtetas të huaj, BKT synon ta ofrojë investimin në bursë për klientët e saj. Sipas informacionit në faqen e BKT Kosovë, “Smart Invest” është një platformë e investimeve, e cila ofron qasje në Tregjet Financiare Ndërkombëtare. “Smart Invest” do iu ofron klientëve të BKT qasje të drejtpërdrejtë në produkte si Forex, mallra, aksione, indekse të aksioneve, ETF (exchange traded funds) dhe CFD (contract for differences). Një pjesë e këtyre produkteve, në fakt, nuk janë shumë të ndryshme nga ato që promovojnë edhe kompanitë call center në Shqipëri.

Përdorimi i platformës në Kosovë parashikon një vlerë minimale të transferimit të fondeve për 1 mijë eurosh. Banka në këtë rast përfiton komisione të konsiderueshme, zakonisht si përqindje ndaj vlerës së investimit (0.1% në shumicën e rasteve), por komisioni ka një vlerë minimale që përgjithësisht lëviz në rendin mes 12 dhe 15 eurove. Me sa duket, ky shërbim targeton depozituesit e mesëm dhe të mëdhenj, që mund të jenë të interesuar për investime me norma kthimi më të larta, por që kanë edhe rrezik shumë më të madh.

Marrë nga Monitor.al

Tags: amfbktlicenceplatforme investimesh
Previous Post

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, arrestohet drejtori i shkollës në Pogradec

Next Post

Shqipëria, mbrapa në “elektrifikimin” e mjeteve: Vetëm 0.25% janë elektrike ose hibride

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Shqipëria, mbrapa në “elektrifikimin” e mjeteve: Vetëm 0.25% janë elektrike ose hibride

Shqipëria, mbrapa në “elektrifikimin” e mjeteve: Vetëm 0.25% janë elektrike ose hibride

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.