• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Anketa, 89% e personave mbi 60 vjeç mendojnë se pensioni është i pamjaftueshëm për nevoja bazike

30/03/2021
in Ekonomi
0
Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët. 5 mijë lekë të reja për Vitin e Ri

Pagesat që rrjedhin nga pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat bazë.

Një anketë e studimit “Sistemi ekonomik dhe roli i shtetit në shoqëri”, realizuar nga ekonomistët Selami Xhepa dhe Adrian Civici që u udhëhoq nga Fondacioni «Friedrich Ebert” zbuloi se 89 për qind e personave mbi 60 vjeç mendonin se pagesa mujore e pensionit ishte e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e mbijetesës.

Studimi vërejti se, mbi 90% e pensioneve janë ndjeshëm më të ulëta se paga minimale dhe minimumi jetik. Ky shqetësim dëshmohet edhe nga anketa e zhvilluar, sipas së cilës 89 % e të anketuarve mbi moshën 60 vjeç pohuan se «pensioni është i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat bazë», 8% janë «disi dakord», dhe vetëm 4% e tyre mendojnë se «pensionet janë të mjaftueshme për plotësimin e nevojave bazë».

Autorët e studimit mendojnë se përmirësimi i kësaj situate lidhet ngushtë me një angazhim më të madh të shtetit në reformimin e skemës së pensioneve, uljen e informalitetit në pagesën e kontributeve shoqërore dhe shtimin e financimeve nga buxheti i Shtetit për buxhetin e ISSH-së.

Çështje që presin trajtim dhe zgjidhje afatgjatë janë marrëdhëniet dhe opinionet e qytetarëve në lidhje me diversifikimin e skemave të pensioneve.

Në vlerësimin e tyre për sa i përket pyetjes nëse «individi duhet të marrë më shumë përgjegjësi individuale për moshën e pensionit duke investuar dhe zbatuar skema të ndryshme investimi privat», rreth 70% e tyre kanë reaguar duke u shprehur se nuk janë «aspak dakord» ose janë «disi dakord», ndërsa vetëm 30% e tyre janë «dakord» dhe «shumë dakord» që të përfshihen në skema alternative, si pensionet suplementare dhe pensionet private.

Xhepa dhe Civici argumentojnë se ky qëndrim ka të bëjë me tri elemente themelore: mendimin se skemën e pensioneve duhet të vazhdojë ta mbështetë buxheti i Shtetit dhe individët duhet të vazhdojnë të paguajnë vetëm detyrimet e sigurimit social sipas pagesave në fuqi aktualisht; mungesën e informacionit dhe të kulturës financiare për të njohur skemat alternative të pensionit; mungesën e besimit në qëndrueshmërinë dhe garancinë e këtyre skemave në realitetin shqiptar.

Skema e pensioneve në Shqipëri ndodhet aktualisht nën një presion negativ të dyfishtë nga plakja e popullsisë, çka nënkupton shtimin e numrit të personave që përfitojnë pension dhe pakësimin e kontribuuesve në skemën e sigurimeve sociale. Kësaj i shtohet edhe informaliteti i lartë në tregun e punës, që nënkupton faktin se ka një numër të konsiderueshëm të punësuarish, të cilët, duke mos deklaruar punësimin, nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve sociale.

Në Shqipëri përfitojnë pensione 621,2 mijë pensionistë dhe paguajnë kontribute 752,4 mijë kontribuues. Norma e varësisë së sistemit është 1.22, që do të thotë se 122 kontribuues mbulojnë 100 pensionistë. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet janë të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet për përfitime dhe, si rrjedhojë, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit (rreth 40% të totalit të skemës së pensioneve).

Marrë nga Monitor.al

Tags: anketimnevojat bazikepensionetpensioni i pamjaftueshem
Previous Post

EMA i jep dritën jeshile Johnson & Johnson, shpërndarjet e para nisin më 19 prill

Next Post

Mjekët shqiptarë: Vaksina kineze nuk duhet përdorur tek kjo popullatë. Prioritet, personat me sëmundje të rënda

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
1.244 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë në Gjermani, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë

Mjekët shqiptarë: Vaksina kineze nuk duhet përdorur tek kjo popullatë. Prioritet, personat me sëmundje të rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.