Një 32 vjeçar nga fshati Magjatë i Kuçovës është vënë në pranga nën akuzën e ‘kanosjes’ dhe ‘shkatërrimit të pronës’ nga policia e Kuçovës.
Sipas policisë 32-vjeçari i identifikuar me inicialet M.L ka sulmuar me sëpatë dy të rinj nga Elbasani në makinën e tyre.
Sulmi ndodhi në fshatin Magjatë të Kuçovës dhe fatmirësisht, S.Sh 24 vjeç dhe K.rr 20 vjeç arritën t’ia mbathnin në kohë pa pësuar lëndime.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.