E diela do ta gjejë qytetin e Tropojës të mbushur nga simpatizantët e partive politike. Dy kandidatët për kryeministër, Edi Rama dhe Lulzim Basha, do të zhvillojnë takime në qytet për të kërkuar votën në zgjedhjet e 25 prillit.
I pari që do të shkelë në qytet është kryedemokrati Lulzim Basha, i cili që në orën 09:00 të mëngjesit do të takojë banorët e zonës, e cila konsiderohet si bastion i djathtë.
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2021/04/cfa1508c-ef9f-4327-810c-5b2ed95eefd9.jpg)
Pas tij, disa orë më vonë, do të shkojë edhe kryeministri Edi Rama. I shoqëruar nga kandidati për deputet, aktori Petrit Malaj, Rama do të mbledhë të gjithë socialistët në orën 17:00 në stadiumin e qytetit.
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2021/04/174262c0-1ba5-4307-bbfd-f39da09105cb.jpg)
Kjo është një nga herët e rralla që dy kundërshtarët do të vizitojnë në një njëjtën ditë të njëjtin qytet. Herën e fundit që kjo ndodhi, për ditën e Verës në Elbasan, pati përplasje mes simpatizantëve të dy forcave politike. Mbetet për t’u parë çdo të ndodhë…