TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është vënë në ranga. Koka është arrestuar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizar. Paraditen e sotme Forcat Operacionale janë paraqitur në qytetin e Durrësit dhe kanë prangosur Kokën. Mësohet se urdhër-arresti është lëshuar një ditë më parë, por është eksekutuar sot dhe mban firmën e prokurorit Klodian Brashperdorim detyre
ho e gjyqtarit Erion Bani. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Koka vendosi që më 1 shtator të këtij viti, i zgjedhur si deputet nga votat e qytetarëve të Durrësit nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të japë dorëheqjen nga mandati vetëm nëntë ditë para betimit. Në një postim në rrjetet sociale, Koka shkruante se i kishte ardhur koha për të mbyllur ciklin, por si fitues.
Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat. Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa në vitin 2009 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI. Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, ndërsa në nëntor 2020 ai iu bashkua Partisë Socialiste.