42-vjeçari Julian Mandija është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi është shpallur në kërkim nga shteti italian për trafik droge. Mandija pritet që të ekstradohet drejt Italisë pasi gjykata në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
42-vjeçari akuzohet për trafikun e 15 kilogramëve heroinë në Itali, së bashku me 4 persona të tjerë që janë kapur më herët nga Policia italiane.