• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Arrin në Kosovë grupi i dytë i shtetasve afganë

31/08/2021
in Kosova, Rajon
0
Arrin në Kosovë grupi i dytë i shtetasve afganë

Në Kosovë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara, merr vesh Radio Evropa e Lirë.

Siç bëhet e ditur edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Ende nuk dihet se sa është numri i grupit të dytë të afganëve që strehohen në Kosovë, derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

Në Kosovë tashmë janë strehuar 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht. Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.

Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka kapacitete teknike për strehimin e tyre.

“Strehimi i qytetarëve afganë nga Kosova është një vendim i drejtë, jo vetëm nga aspekti moral dhe humanitar që Kosova po e zgjatë dorën e ndihmës për njerëzit në nevojë në kohë të krizave, por gjithashtu rikonfirmohet pozicionimi strategjik i Kosovës karshi aleatëve të NATO-s”, thotë Balaj.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja. Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.

Qindra afganë janë strehuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje.

Vendi tashmë është nën kontrollin e talibanëve dhe shumë afganë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre nën sundimin taliban./REL

Tags: albanewsKosovemberrin grupi i dyte i afganeve
Previous Post

CDC rekomandon Pfizer për grupmoshat mbi 16 vjeç

Next Post

Nishani: PD po rikthehet kokëulur dhe e rrënuar në Parlamentin e turpit, kjo dhuratë për Ramën do i kushtojë të djathtës

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
‘E dinte që Berisha do shpallej “non grata”‘/ Basha reagon kundër Nishanit: Janë shpifje të ulëta

Nishani: PD po rikthehet kokëulur dhe e rrënuar në Parlamentin e turpit, kjo dhuratë për Ramën do i kushtojë të djathtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.