Kosovë- Artistja nga Kosova Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skënderajt ka thyer rekordin Guinnes duke krijuar Mozaikun më të Madh Origami me flamurin e Republikës së Kosovës.
Artistja ka përfunduar krijimin e saj në palestrën Sportive të qytetit, ndërsa lajmi është bërë publik edhe kryebashkiaku i kësaj komune, Bekim Hamëz Jashari.
“Lajm i jashtëzakonshëm. Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinnessit. Ajo, në Palestren Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë.Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë.Urime!”– shkruhet në postimin e tij.
Punimet për flamurin kanë zgjatur 1 vit e katër muaj dhe sipas artistes ishte planifikuar që thte gati për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.”- u shpreh ajo.