Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 358 teste për koronavirus, prej të cilave 5 raste kanë rezultuar pozitivë.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa numri total i rasteve aktivë aktualisht është 104. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid.
Sakaq në 24 orë janë shëruar 8 persona.