Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja, nga 1, 231 teste të realizuar për COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orë.
Ndërsa 13 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruave në 157,711 persona. Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë, por të vaksinohen kundër Covid për të parandaluar përhapjen e virusit.