Kompania farmaceutike, AstraZeneca bën me dije se deri në mars mund të sigurohen 4,2 milion doza të vaksinës për Italinë.
Ndërsa gjatës ditës së premte u bë edhe dorëzimi i tretë, me rreth 1 milion doza të vaksinës Covid.
Gjithashtu javët e ardhshme janë planifikuar, 1 milion doza shtesë në Itali, shkruajnë mediat e huaja.
Kujtojmë se Itali ka pësuar një rritje të ndjeshme të infektimeve. Vetëm ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi mbi 14 mijë raste me Covid dhe 251 viktima në 24 orë.