• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

ASTRAZENECA, VAKSINA NXIT REAGIM TË FORTË TË IMUNITETIT TEK TË MOSHUARIT

27/10/2020
in Botë
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Vaksina për Covid-19 që po krijohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca ka arritur të prodhojë një përgjigje të fortë imune tek njerëzit e moshuar, grupi në rrezik më të lartë nga koronavirusi, tha të hënën gazeta “Financial Times”. Gazeta citon rezultatet paraprake të provave klinike me këtë vaksinë të mundshme.

Vaksina shkakton reagimin e antitrupave mbrojtës dhe qelizave T tek më të moshuarit, tha gazeta “Financial Times”, duke cituar dy njerëz që kanë dijeni për rezultatet. Ky zhvillim ka inkurajuar studiuesit që janë në kërkim të provave të cilat tregojnë se vaksina do të ndihmonte të moshuarit nga infektimi apo vdekja me koronavirusin.

Hollësitë pritet të publikohen së shpejti në një revistë mjekësore, thuhet në njoftimin e gazetës “Financial Times”.

Zbulimet i bëjnë jehonë të dhënave të publikuara në korrik, të cilat treguan se vaksina krijoi “përgjigje të forta imune” në një grup të rriturish të shëndetshëm mes moshës 18 dhe 55 vjeçare, raportoi gazeta, duke cituar njerëz që kanë njohuri për rezultatet nga të ashtuquajturat teste imunogjeniteti të gjakut.

Por gazeta paralajmëroi se rezultatet pozitive të imunogjenitetit nuk garantojnë që vaksina do të jetë e sigurt dhe efektive për të moshuarit.

Kompania AstraZeneca, e cila po krijon vaksinën me studiuesit e Universitetit të Oxfordit, shihet si një nga udhëheqësit në garën për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.

Një nga kandidatët kryesorë në botë për vaksinat e koronavirusit, i quajtur AZD1222 ose ChAdOx1 nCoV-19, u krijua nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe u liçencua nga kompania AstraZeneca në prill, e cila mori përsipër detyrën e zgjerimit të provave dhe prodhimit të vaksinës.

AstraZeneca rifilloi provat klinike në Shtetet e Bashkuara për vaksinën eksperimentale pas miratimit që mori nga rregullatorët amerikanë, tha kompania të premten.

Kjo vaksinë vektoriale virale përdor një version të dobësuar të një virusi të ftohjes tek shimpanzetë i cili kodifikon udhëzimet për krijimin e proteinave nga Covid-19 për të ndërtuar imunitetin kundër koronavirusit./ VOA

Tags: astra zenecacovid19vaksina kunder covid
Previous Post

PRESIDENTI ILIR META KËRKESË KUVENDIT: PRISNI VENECIAN PËR NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR

Next Post

BYLYKBASHI: NUK KA QEVERI ME RAMËN, OBJEKTIVI MADHOR ËSHTË LARGIMI I TIJ

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Oerd Bylykbashi

BYLYKBASHI: NUK KA QEVERI ME RAMËN, OBJEKTIVI MADHOR ËSHTË LARGIMI I TIJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.