Pronari i kompanisë turistike “Besa trans” ka reaguar për mediat për herë të parë për tragjedinë ku humbën jetën 45 persona pasi autobusi me të cilin udhëtonin mori flakë në Bullgari.
Në fjalën e tij ai ka thënë se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë tragjedi me 45 viktima dhe thekson se ai gjendet në vendin e ngjarjes që në orën 3 të mëngjesit.
“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.