Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Viktimë ka mbetur Edmond Koçi i njohur si ish-anëtar i bandës së Lul Berishës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16, Durrës rreth orës 08:40, pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Ndaj 40-vjeçarit, i cili njihet ndryshe edhe si Edmond Çekiçi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i vdekur në vend.
Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i Edmondit për te pyetur çfarë po ndodh.
Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.
Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.