Banka Botërore teksa po prezanton raportin vendeve të Ballkanit Perëndimor ka folur gjithashtu për nismën ligjore të qeverisë për Amnistinë Fiskale ku është shprehur se janë pjesë e konsultimeve dhe kanë dhënë opinionin e tyre.
Sidoqoftë, nisur nga eksperiencat e tyre të mëparshme, BB u shpreh se kanë nxjerrë disa mësime, nga të cilat kanë këshilluar edhe vendin tonë në mënyrë që këto gabime mos të ri përsëriten. Banka Botërore pavarësisht mësimeve të nxjerra mirëkupton lëvizjen e qeverisë për të rritur të ardhurat nga amnistia fiskale.
‘Jemi pjesë e konsultimeve dhe kemi dhënë opinionin tonë. Qeveria po përpiqet të rris të ardhurat. Ne nga eksperienca kemi marrë disa mësime, që ja kemi komunikuar qeverisë. Po ashtu edhe risqet ja kemi paraqitur qeverisë.’– thanë përfaqësuesit e Bankës Botërore.