• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Banka e Shqipërisë: Duhen masa të reja për të ulur përdorimin e euros

25/02/2022
in Ekonomi
0
Banka e Shqipërisë: Duhen masa të reja për të ulur përdorimin e euros

Treguesit e deeuroizimit të sektorit financiar nuk shfaqën tendencë domethënëse ndryshimi as në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Një ecuri e tillë ka bërë që Banka e Shqipërisë të sugjerojë që, në kushtet e normalizimit të situatës ekonomike dhe financiare pas efekteve të pandemisë, mund të jetë koha që autoritetet mbikëqyrëse të identifikojnë masa të tjera plotësuese për rritjen e përdorimit të monedhës vendase në ekonominë reale dhe në sistemin financiar.

Mbështetur në analizën e Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021, lëvizjet mes treguesve të euroizimit të sektorit financiar kanë qenë në kahe të ndryshme, por me luhatshmëri të ulët.

Treguesi “kredi në valutë ndaj totalit të kredive” është rritur përsëri dhe është rikthyer mbi nivelin 50%. Në fund të vitit 2021, kreditë në valutë shënuan 51.1% të portofolit të kredive, ose 0.8 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Vitin e kaluar, portofoli i kredive në valutë u zgjerua me shumën ekuivalente të rreth 36.2 miliardë lekëve. Kjo përfaqëson edhe zgjerimin më të madh të porotoflit të kredisë në valutë gjatë tre viteve të fundit. Gjatë vitit të fundit, pesha e kredisë në valutë është rritur në portofolet e shumicës së bankave të sektorit.

Megjithatë, kreditë e ekspozuara ndaj kursit të këmbimit kanë vijuar prirjen rënëse, duke sinjalizuar ulje të rreziqeve në portofolin e kredisë. Në fund të 2021, kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit përbënin 37.1% të kredive në valutë, 4.2 pikë përqindje më pak se fundi i gjashtëmujorit të kaluar dhe 4.9 pikë përqindje më pak se një vit më parë.

Në vlerë, kreditë e pambrojtura ndaj kursit të këmbimit pësuan një rënie vjetore prej 1.2% dhe bankat kanë në bilancet e tyre rreth 1.5 miliardë lekë më pak kredi të pambrojtur në valutë. Peshën më të madhe të këtij portofoli e zëne kreditë e pambrojtura në monedhën euro (me 90.1% të totalit) ndjekur nga kreditë e pambrojtura në dollarë amerikanë (me 9.8%).

Banka e Shqipërisë vlerëson se, nëse do të jetë i qëndrueshëm, ky është një zhvillim i rëndësishëm pasi ndër kreditë në valutë, kreditë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e përfitimit të kredisë.

Nga ana tjetër, pesha e depozitave në valutë ka shënuar rritje të lehtë. Në fund të gjashtëmujorit të dytë 2021, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 51.8%, ose 0.9 pikë përqindje më shumë se fundi i gjashtëmujorit të kaluar dhe se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në vlerë, depozitat në valutë janë rritur me 8.7% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 12.5% krahasuar me një vit më parë. Rezulton se tetë banka nga 12 gjithsej e kanë peshën e depozitave në valutë mbi nivelin 50%, duke i bërë ato subjekt të normës më të lartë të rezervës së detyrueshme (20%) për pjesën e depozitave në valutë që kapërcen peshën 50% ndaj totalit të depozitave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto zhvillime tregojnë që nuk ka një prirje të qartë të ecurisë së fenomenit të përdorimit të valutës në veprimtarinë bankare. Kur konsiderohet edhe ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe në sjelljen e aktorëve ekonomikë, arritja në një vlerësim të qartë të efektit të masave bëhet një proces i ndërlikuar. Nëse rikthimi në një normalitet post-pandemi do të materializohet së afërmi, Banka e Shqipërisë vlerëson se është koha që autoritetet të diskutojnë identifikimin e masave të mëtejshme për uljen e niveleve të përdorimit të valutës, në mënyrë graduale, jo vetëm në sistemin financiar, por veçanërisht në sektorin real të ekonomisë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseperdorimi i eurosvalute
Previous Post

Zelensky: Perëndimi po shikon nga larg si sulmon Rusia me raketën

Next Post

Analiza në BBC/ A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Analiza në BBC/ A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

Analiza në BBC/ A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.