• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë

30/09/2021
in Ekonomi
0
Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë

Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me sukses provat e radhës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në skenarin bazë.

Megjithatë, provat treguan se banka të veçanta mund të kenë nevojë për injektime kapitali nga fundi i këtij viti, në rast se do të materializohet skenari i moderuar ose ai i rënduar i supozuar nga Banka e Shqipërisë.

Në skenarin bazë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (RMK) të sektorit bankar paraqitet i qëndrueshëm dhe mbi vlerën faktike të fundit të gjashtëmujorit të parë 2021 (17.95%). Ky skenar mbështetet në supozimet për një rritje të kreditimit për vitin 2021, përmirësimin e mëtejshëm të portofolit të kredisë me probleme dhe ecurinë e favorshme të kursit të këmbimit. Konkretisht, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit do të arrinte në 18.6% në fund të vitit 2021 për gjithë sektorin bankar. Për bankat sistemike, kjo normë do të ishte 19.5%, ndërsa për bankat e tjera do të prekte nivelin 16.2%. Skenari bazë parashikon nivele të larta të kapitalizimit për të gjithë sektorin bankar dhe për bankat individuale, duke marrë në konsideratë nivelin minimal të kërkuar dhe kërkesat rregullative shtesë, të llojit makroprudencial.

Skenari i moderuar mbështetet në supozimet për një ritëm më të ulët rritjeje të aktivitetit ekonomik dhe të kredidhënies, nënçmim të monedhës vendase, përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë dhe humbje nga portofoli në tituj. Në këtë skenar, RMK për sektorin bankar do të shënonte një nivel prej 14.7% në fund të vitit 2021. Ky raport për bankat sistemike do të rezultonte 15.5%, ndërsa RMK për bankat e tjera 12.3%. Në nivele mesatare, këto norma janë brenda kërkesave rregullative të përcaktuara, por rezultatet në banka të veçanta evidentojnë edhe nevojën për injektim kapitali gjatë këtij viti. Më konkretisht, numri i bankave që paraqiten të nënkapitalizuara për këtë skenar në fund të vitit 2021 është shtatë dhe aktivet e këtyre bankave zënë rreth 62% të aktiveve të sektorit. Në këtë rast, nevoja për kapital shtesë vlerësohet të jetë rreth 16.3 miliardë lekë.

Në skenarin e tretë, atë të rënduar, zhvillimet e supozuara makroekonomike të përfshira në të do të ndikonin në një ritëm më të ulët rritjeje të kreditimit dhe në përkeqësimin e mëtejshëm të cilësisë së portofolit të kredisë. Ky skenar supozon gjithashtu një humbje në portofolin e titujve dhe një rritje të ekspozimit ndaj rrezikut operacional. Ndonëse supozimet e përfshira në këtë skenar janë mjaft ekstreme, në skenarin e rënduar, RMK për sektorin bankar do të binte në 12.7% në fund të vitit 2021. Për bankat sistemike, RMK në këtë skenar do të rezultonte 13.4%, ndërkohë që për bankat e tjera kjo normë bie në 10.5%. Numrit të bankave që bien në nënkapitalizim në krahasim me skenarin e moderuar u shtohet edhe një bankë, ndërkohë që normat e kapitalizimit të tyre bien edhe më tej. Në këtë rast, nevojat për kapital shtesë arrijnë në 31.7 miliardë lekë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisebankatsektori bankarstres testet
Previous Post

FOTO/ Si Putin përdori përkthyesen simpatike për të shpërqëndruar Trump

Next Post

Përleshje të përgjakshme në burgjet e Ekuadorit, humbin jetën 116 persona

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Persona me kokë të prerë, konfirmohen 24 të vdekur/ Plas lufta brenda burgut ku ka edhe shqiptarë

Përleshje të përgjakshme në burgjet e Ekuadorit, humbin jetën 116 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.