• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bankat kërkojnë shtyrjen e masave që lehtësojnë ristrukturimin e kredive

18/12/2020
in Ekonomi
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

TIRANË– Bankat tregtare i kanë kërkuar Bankës së Shqipërisë shtyrjen e masave që lehtësojnë ristrukturimin e kredive edhe për vitin e ardhshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dje pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se një propozim i tillë është artikuluar zyrtarisht nga Shoqata e Bankave dhe po merret në shqyrtim nga Banka Qendrore.

Në muajin maj të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi një dispozitë lehtësuese për kreditë e ristrukturuara, sipas së cilës bankave u jepet mundësi të ristrukturojnë marrëdhëniet e kredive, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme në varësi të aftësisë paguese të kredimarrësve deri më 31 dhjetor 2020, pa kosto shtesë të provigjoneve dhe pa përkeqësim të statusit të huamarrësve. Kërkesa e bankave lidhet pikërisht me shtyrjen e mëtejshme të dispozitave të mësipërme.

Miratimi i kësaj kërkese nuk do të nënkuptojë një moratorium apo shtyrje në bllok të kësteve të kredive, siç ndodhi në mars të këtij viti. Ajo do të krijojë hapësira që bankat t’iu mundësojnë ristrukturime të mëtejshme atyre klientëve që provojnë se po kalojnë vështirësi të përkohshme, të lidhura me pandeminë dhe se aktiviteti i tyre mund të përmirësohet në të ardhmen e afërt.

Në çdo rast, vendimi për shtyrjen e kredisë do t’i takojë bankës dhe do të merret mbështetur në analiza individuale të kredimarrësve që paraqesin kërkesa të këtij lloji.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, falë moratoriumit të pagesave që u vendos në mars 2020 u shtynë mbi 25 mijë kredi bankare, me vlerë të përgjithshme rreth dy miliardë euro.

Kjo iu la huamarrësve likuiditet shtesë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga kriza, por paralelisht mbrojti edhe bankat nga një përkeqësim i shpejtë i cilësisë së portofolit të kredisë.

Megjithëse moratoriumi u mbyll në fund të muajit gusht, dispozitat lehtësuese shtesë lanë hapësira që bankat të ristrukturonin kredi edhe në afate më të gjata, pa e penalizuar huamarrësin.

Kjo u bë për të ndihmuar sektorë që pësuan goditje më të fortë nga kriza dhe ku pasojat priteshin të ishin më afatgjata. Kërkesa e bankave për të shtyrë këto dispozita lidhet kryesisht me problematikat e sektorëve më të goditur, si për shembull aktivitetet e lidhura me turizmin dhe transportin.

Deri tani, kriza nuk ka sjellë rritje të mëtejshme të raportit të kredive me probleme, që në fund të tetorit ishin në nivelin 8.3%. Megjithatë, siç tha guvernatori Sejko, ky raport do të ishte më i ulët, nëse ekonomia nuk do të ishte goditur nga kriza.

Një rritje e raportit të kredive me probleme është e pritshme gjatë vitit 2021, për shkak të transmetimit të vonuar të efekteve në portofolet e bankave, çka lidhet me moratoriumin gjahstëmujor të kredive dhe me afatet kohore rregullatore për klasifikimin e kredive me probleme./E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisebankatgent sejkomasa lehtesueseristrukturim i krediveshtyrja e afateve
Previous Post

Ngjarje e rëndë/ Dy të mitur vrasin të moshuarin për 200 euro në Selanik, gjyshërit e tyre bënin ‘roje’

Next Post

Parashikimi i motit për sot

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu, si do jetë moti për sot

Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.