• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bankat lehtësojnë procedurën për marrjen e një kredie konsumatore

22/07/2021
in Ekonomi
0
Norma tavan e interesit për kredinë konsumatore mund të hyjë në fuqi nga viti 2022

Bankat lehtësuan standardet e kredisë konsumatore në tremujorin e dytë të vitit, duke ofruar interesa më të ulëta, shuma më të larta, ndërsa janë më fleksibël me kolateralin që duhet lënë peng për të marrë një hua.

Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë me bankat tregtare, oferta në kredinë për individë ngelet e lartë dhe është lehtësuar më shumë për segmentin e kredisë konsumatore, ndërkohë që në kreditë për blerjen e banesave, standardet nuk ndryshuan nga një tremujor më parë. Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan si pasojë e shtimit të konkurrencës në sistemin bankar, por edhe prej perceptimit të bankave për rrezik më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit.

Bankat raportuan marzhe më të ulëta interesi në kreditë normale dhe marzhe disi më të larta për kreditë e perceptuara si me rrezik më të lartë. Kushtet joçmim, nga ana tjetër, u raportuan më të lehtësuara, në sajë të shtimit të madhësisë së kredisë, kërkesave më të ulëta për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe zgjatjes së maturitetit maksimal të kredisë.

Sipas bankave, lehtësimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët ishte pasojë e perceptimit për rrezik më të ulët, si edhe e një tolerance më të lartë të bankave kundrejt këtij rreziku nga një tremujor më parë. Në tremujorin e tretë të vitit 2021, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit për individët, sidomos në kreditë për blerjen e banesave.

Edhe kërkesa e individëve për kredi u perceptua dukshëm më e lartë në tremujorin e dytë të vitit, nxitur si nga kredia konsumatore, ashtu edhe ajo në blerjen e banesave. Sipas gjykimit të bankave, rritja e kërkesës për kredi nga individët i atribuohej nevojave më të larta për financimin e konsumit dhe blerjen e banesave, zhvillimeve aktuale e të pritura në tregun e banesave, përmirësimit të besimit konsumator, si edhe nivelit të normave të interesit.

Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin që të vijojë shtimi i kërkesës për kredi nga ana e individëve, si për blerjen e banesave, ashtu edhe për financimin e konsumit.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për individë arriti vlerën e 207 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej afërsisht 9% krahasuar me një vit më parë. Rritja më e lartë është në segmentin e kredisë për blerje banesash, me 11%, ndërsa kredia konsumatore ka shënuar një rritje më të ngadaltë, me 5.2%. Kredia konsumatore i ndjeu më shumë pasojat e krizës, çka, sipas, Bankës së Shqipërisë, reflekton natyrën e saj prociklike, duke qenë se ky produkt mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij. Ndaj, ulja e konsumit u reflektua menjëherë në ecurinë e kredisë konsumatore. Në pjesën e dytë të vitit, kredia konsumatore iu kthye rritjes, duke ndjekur përmirësimin e ekonomisë reale pas hapjes së ekonomisë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: bankatinteresa me te uletakredi konsumatore
Previous Post

‘Instalohet fshehurazi në celular, madje dhe nga distanca!’ Kujdes, mund të jeni nën përgjim

Next Post

Masat kundër pandemisë, përleshje në Athinë mes policisë dhe protestuesve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Masat kundër pandemisë, përleshje në Athinë mes policisë dhe protestuesve

Masat kundër pandemisë, përleshje në Athinë mes policisë dhe protestuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.