• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bankat me kapital shqiptar fitojnë më shumë terren në treg

27/06/2021
in Ekonomi
0
Bankat me kapital shqiptar fitojnë më shumë terren në treg

Bankat me kapital shqiptar po fitojnë më shumë pjesë në tregun bankar.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të tremujorit të parë të këtij viti, bankat me kapital vendas zotëronin 30.6% të aktiveve totale të sektorit bankar në vend.

Krahasuar me një vit më parë, pesha e bankave vendase në treg është rritur me 0.7 pikë përqindje, ndërsa në harkun e pesë viteve të fundit pjesa e tregut e bankave me kapital shqiptar është rritur me 14.5 pikë përqindje. Aktualisht, sistemi bankar ka katër banka me kapital mbizotërues shqiptar, Credins Bank, ABI Bank, Tirana Bank dhe Union Bank. Të gjitha e kanë rritur pjesën e tyre të tregut në 12 muajt e fundit të mbuluara nga statistikat,

Credins Bank ngelet banka më e madhe shqiptare, me 15.7% të tregut, në rritje me 0.4 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Vijon ABI Bank, që zotëron 5.5% të aktiveve totale, edhe kjo në rritje me 0.4 pikë përqindje në harkun e një viti. Tirana Bank ka arritur tashmë në 5.3% të tregut, nga 5.1% që mbante një vit më parë, ndërsa pjesa e tregut e Union Bank është rritur në 4.5%, nga 4.4% një vit më parë.

Megjithëse bankat me kapital të huaj vazhdojnë të jenë mbizotëruese, pesha e tyre është në rënie të vazhdueshme. Në 12 muajt e fundit, rënien më të ndjeshme e ka pësuar banka më e madhe në vend, BKT, që nga 26.7% mban tashmë 26% të tregut bankar. Në rënie janë edhe Intesa Sanpaolo në 12%, nga 12.3% një vit më parë dhe Alpha Bank, që ka zbritur në 4.9% të tregut, 0.2 pikë përqindje më pak se një vit më parë.

Pasi sektori bankar filloi të ndjente efektet e krizës që nisi në vitin 2008, shumica e bankave që iu takonin grupeve bankare të Eurozonës u detyruan të frenonin rritjen, për shkak të përkeqësimit të cilësisë së portofolit të kredisë, por edhe të kërkesave në rritje rregullative nga autoritetet europiane të mbikëqyrjes bankare. Kjo krijoi më shumë hapësira në treg për ato banka me aksionerë jashtë Eurozonës, që nuk kishin kufizime të këtij lloji. Mes tyre, bankat lokale ishin ndër subjektet më aktive, duke e zgjeruar pjesën e tyre të tregut, sidomos nëpërmjet huadhënies. Një shtysë të mëtejshme prania e kapitalit vendas e mori nga procesi i shitblerjeve brenda sistemit.

ABI Bank hyri në treg duke blerë fillimisht filialin e Credit Agricole dhe më pas edhe bankën NBG Albania. Megjithëse fillimisht zotërohej nga aksionerë amerikanë, formalisht ABI Bank ka qenë gjithnjë një bankë shqiptare, sepse kontrolli i paketës së aksioneve bëhej nëpërmjet institucionit financiar Tranzit. Pas blerjes së 80% të aksioneve nga drejtori ekzekutiv Andi Ballta, ABI Bank është edhe në mënyrë të tërthortë një bankë me kapital mbizotërues shqiptar.

Në vitin 2019, edhe Tirana Bank u bë një bankë me kapital shqiptar, pasi Grupi Bankar i Pireut e shiti tek grupi Balfin. Një tjetër bankë shqiptare që gërshetoi rritjen organike me zgjerimin përmes blerjeve ishte Union Bank, që në të njëjtin vit bleu Bankën Ndërkombëtare Tregtare.

Zgjerimi i kapitalit shqiptar në sektorin bankar ka të ngjarë të vazhdojë më tej. Ekspertët mendojnë se bankat vendase mund të jenë ndër konkurrentet kryesore për blerjen e Alpha Bank Albania, që u nxor në shitje muajin e kaluar. Ndërkohë, kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig po ndjek një proces gradual të rritjes së pranisë së saj në kapitalin e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, ndonëse ngelet ende aksionere pakice./ E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Tags: Bankat me kapital shqiptashoqata shqiptare e bankavetreg
Previous Post

E rëndë në Maqedoninë e Veriut, gruaja vret burrin shqiptar me çekiç

Next Post

Ilaci ‘magjik’ me 3 përbërës që ndalon koIIitjen , forcon imunitetin dhe pastron mushkëritë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Ilaci ‘magjik’ me 3 përbërës që ndalon koIIitjen , forcon imunitetin dhe pastron mushkëritë

Ilaci 'magjik' me 3 përbërës që ndalon koIIitjen , forcon imunitetin dhe pastron mushkëritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.