• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bankat rritën peshën e kredisë të mbuluar me kolateral vitin e kaluar

11/07/2021
in Ekonomi
0
Bankat kanë rritur investimet në letra me vlerë jashtë vendit me 86% në tre vjet

Vitin e kaluar sektori bankar në vend rriti peshën e kredisë të mbuluar me kolateral në portofolin e vet.

Pjesa më e madhe e portofolit të kredisë, rreth 79.65% është e kolateralizuar, duke u rritur në peshë me 1.45 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Rritja e rreziqeve për shkak të pandemisë duket se është reflektuar në një kujdes më të lartë nga ana e bankave në përdorimin e mekanizmave mbrojtëse ndaj këtyre rreziqeve.

Sipas llojit të kolateralit, pasuritë e paluajtshme ngelen dominuese. Rreth 53% e kredisë bankare në fund të vitit të kaluar ishte e kolateralizuar me prona. Kreditë për individët kanë një nivel më të lartë mbulimi me pasuri të paluajtshme me 63%; për segmentin e kredisë në valutë të individëve shkalla e mbulimit me kolateral pronë arrin në 72%. Kredia në valutë për individët në pjesën dërrmuese shkon për financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme dhe zakonisht këto kredi garantohen me pronën që blihet ose me një pronë tjetër të regjistruar.

Te bizneset, shkalla e mbulimit me kolateral pronë është pak më e ulët, mesatarisht me 48%.

Përgjithësisht, pasuritë e paluajtshme rezidenciale vlerësohen si një formë më e sigurt kolaterali dhe është më e lehtë të shiten në procesin ligjor të ekzekutimit të detyrueshëm, në rastet kur klientët dështojnë të shlyejnë kredinë. Ndërkohë, për sa i takon tokave apo pronave komerciale, shitja shpesh rezulton e vështirë dhe bankat detyrohen t’i rizotërojnë dhe t’i mbajnë në bilancet e tyre deri në gjetjen e një blerësi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar bankat kishin në pronësi rreth 41 miliardë lekë aktive jofinanciare, që në pjesën më të madhe konsistojnë pikërisht në prona të riposeduara për kreditë e pakthyera. Mbajtja e një vlere të lartë pronash në bilance i ekspozon bankat ndaj rrezikut të rënies së çmimit të tyre dhe humbjeve të mundshme, ndaj Banka e Shqipërisë vendosi që ky rrezik duhet mbajtur nën kontroll përmes zhvlerësimit gradual të tyre. Bankat, në rastet kur nuk mund të shesin pasuritë e paluajtshme brenda vitit të parë të përfitimit të tyre, duhet të krijojnë fonde rezervë për mbulimin e humbjeve. Rregullorja parashikon që niveli i provigjionimit fillon nga 5% në vitin e parë, deri në 100% në vitin e shtatë të mbajtjes së tyre në bilanc. Kjo nënkupton se, sa më gjatë të mbahen këto prona në bilanc, aq më shumë rritet kosto për bankat. Veç kostos së rrezikut, rritja e numrit të pasurive të paluajtshme të marra në pronësi rriti edhe kostot operacionale për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Mes bizneseve përdoren më shumë llojet e tjera të kolateralit, që mund të përfshijnë pasuri të luajtshme, si për shembull makineri e pajisje që blihen me kredi, por sidomos kolaterale financiarë. Kolaterali financiar më i zakonshëm janë aksionet e bizneseve huamarrëse, sidomos në segmentin e biznesit të madh. Kolateralet e këtij lloji mbulojnë rreth 43% të portoflit në lekë dhe 26% të portofolit në valutë të bizneseve.

Treguesi i kredive me probleme vitin e kaluar pësoi një rënie me 0.26 pikë përqindje gjatë vitit 2020, duke arritur në 8.11% në fund të dhjetorit. Rënia ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave më të fundit, në muajin maj ky raport zbriti në nivelin 7.8%.

Megjithatë, stoku i kredive të këqija gjatë vitit 2020 shënoi rritje në 49.4 miliardë lekë, duke u rritur me 2.5% krahasuar me një vit më parë. Por, rritja e portofolit total të kredisë bëri që pesha specifike e kredive të këqija të vijonte rënien edhe në 2020.

Marrë nga Monitor.al

Tags: bankakredia me kolateralsektori bankar
Previous Post

Shembja e ndërtesës në Miami, bilanci tragjik: 64 viktima dhe 76 të humbur

Next Post

Madhësia e pupilave tregues i shkallës së inteligjencës

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Madhësia e pupilave tregues i shkallës së inteligjencës

Madhësia e pupilave tregues i shkallës së inteligjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.