Ca VIP-a të tjerë do t’i bashkohen personazheve të këtij edicioni të “Big Brother VIP” mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Yll Limanin, siç tregon “lajmi.net”. Megjithatë, ende nuk e dimë nëse dy djemtë simpatikë do të jenë banorët e rinj të këtij reality show, apo thjesht do të shkojnë si mysafirë.
Madje, publiku pret që ata të performojnëedhe disa prej hiteve të tyre, për të na transmetuar emocione të bukura në ekran. Të dy djemtë i janë përkushtuar kokë e këmbë karrierës së tyre muzikore, ndërsa Ledri po shijon gjithashtu prindërimin.