Kryedemokrati ndaloi në Levan, ndalesa e katërt e turit që do të bëjë në 9 qytete për të bërë thirrje për të votuar numrin 9. Në një atmosferë tejet mikpritëse, ku mbështetësit bëjnë thirrje “Basha, Basha”, Lulzim Basha tha se është në dorën e qytetarëve se kush do të udhëheqë, dështimi apo ndryshimi.
“Është në dorën tuaj: ose edhe 4 vjet të tjera dështim, ose ndryshim dhe fitore për Shqipërinë. Humbjen e ka ndjerë edhe Edi Rama që do të bëhet pjesë e aleancës sonë. Por a mundet të ketë ndryshim Shqipëria pa larguar shërbëtorët e tij dhe Edi Ramën? Kini kujdes vëllezër e motra, mbyllini derën dështimit.”-tha Basha.
Këtë të shtunë, Partia Demokratike do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri. Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.