• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha pret në takim komisioneren e BE: Qeveria ime do përmbushë kushtet për negociatat

20/02/2021
in Politikë
0
Basha pret në takim komisioneren e BE: Qeveria ime do përmbushë kushtet për negociatat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot Komisioneren e Punëve të Brendshme në BE, Ylva Johansson e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Pas takimit, zoti Basha tha se i ka njohur Komsioneres Johansson me vullnetin e qeverisë së ardhëshme të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit për të zbatuar planin anti-mafia.

“E njoha atë me planin tonë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë dy pengesat kryesore se pse Shqipëria ka ngecur në vendnumëro sa i përket anëtarësimit në proceset e hapjes së negociatave. Në veçanti e njoha me planin tonë anti-mafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me komisionerin për punët e brendshme të Bashkimi Europian kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat për qytetarët shqiptarë. Dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm, pra kushtet që çuan tek reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët, pasaportat biometrike, kartat e identitetit, digjitalizimi i sistemit kufitar, sollën diçka të paimagjinueshme para 11 viteve, që shqiptarët lëvizin pa viza në Bashkimin Europian”.

Gjatë bisedës, zoti Basha e njohu Komisioneren me angazhimin e tij dhe të Partisë Demokratike, nesër në qeveri, për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Në komunikimin e tij për median, Basha tha se plani i opozitës do të mundësojë krahas negociatave me BE-në edhe hapjen e vendeve të reja të punës në mënyrë që të rinjtë e të rejat shqiptare mos të detyrohen të kërkojnë shpresë në rrugën e emigrimit, por të ndërtojnë të arhdmen e tyre në Shqipëri.

“Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullneti im politik që ta drejtojë atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të përfitojnë të tjera të mira materiale dhe jo materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit europian të vendit. Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do të sjell një përmirësim real në jetën e shqiptarëve. Do të sjell një përmirësim real në kuptimin e financimeve që do të përfitojnë fermerët shqiptarë, biznesi i vogël dhe i mesëm, në kuptimin e financimeve që do të përfitojë rinia shqiptare, universitetet, në kuptimin e klimës së biznesit që do të përmirësohet dhe besimit që do të kenë investitorët europian që t’i hapin këto vende pune këtu në Shqipëri, me paga dinjitoze të niveleve të larta do të thoja sot pothuajse jo ekzistuese në Shqipëri. Dhe kjo në vetvete çfarë do të krijonte, premisat që ne të ndalim plagën e emigracionit masiv dhe rinia shqiptare të gëzojë edhe atë që kemi arritur para 10 vitesh, lëvizjen e lirë në Europë, por edhe mundësinë që të punësohet me paga dinjitoze në vendin e vet. Standard jetese, mirëqenie, punësim për rininë shqiptare dhe lëvizjen në Europë ta ketë në funksion të lirisë së dinjitetit, të vizitave tek të afërmit tanë, të kënaqësisë për të lëvizur si qytetarë të lirë të kontinentit dhe jo si një arratisje nga koka këmbët, prej një realiteti siç është ky i sotmi”.

Zoti Basha tha se mori garancitë e Komisioneres Johansson për të mbështetur Shqipërinë ndërkohë që shprehu besimin e plotë se do ketë ndryshim të vullnetit politik me votën e shqiptarëve me 25 prill.

“Mora dhe angazhimin e komisioneres të punëve të brendshme, për të vazhduar për të ndihmuar Shqipërinë ku padiskutim, ajo që do të bëjë ndryshimin është vullneti politik. 25 prilli do të jetë dita ku shqiptarët do të kenë një vullnet të ri politik, me votën e tyre do të zgjedhin një vullnet të ri politik, jo atë që i ka mbajtur 8 vite në vendnumëro, por vullnetin politik timin dhe të Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë që para 10 vitesh bëmë të mundur heqjen e vizave, para 10 vitesh bëmë të mundur futjen e vendit në NATO dhe do të bëjmë të mundur të gjithë së bashku që shqiptarët të gëzojnë benefitet e procesit të anëtarësimit në BE ashtu siç i gëzojnë edhe qytetarët e tjerë të rajonit.”

Tags: albanewsKomisionerja e belulzim bashatakim
Previous Post

Testohet pajisja që “spiunon” votimin e paligjshëm, projekti kalon provën e KQZ

Next Post

Merr flakë magazina me lëndë toksike në Korçë, evakuohen dhjetëra banorë

Related Posts

Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

01/07/2022
Von Der Leyen telefonon kryeministrin maqedonas: BE është gati të caktojë datën e negociatave

Von Der Leyen telefonon kryeministrin maqedonas: BE është gati të caktojë datën e negociatave

01/07/2022
Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve

Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve

01/07/2022
Ministrja e Financave: Kemi inflacionin më të ulët në rajon, ekonomia shqiptare është rritur

Ministrja e Financave: Kemi inflacionin më të ulët në rajon, ekonomia shqiptare është rritur

01/07/2022
BE forcon rregullat kundër dezinformimit në internet

Këshilli Europian merr sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë

30/06/2022
Sot dita e dytë e samitit të NATO-s, në fokus të diskutimeve lufta në Ukrainë

‘Mbase sot lajmi i mirë’, Rama me presidentin bullgar pas kritikave për veto-n

30/06/2022
Next Post
Merr flakë magazina me lëndë toksike në Korçë, evakuohen dhjetëra banorë

Merr flakë magazina me lëndë toksike në Korçë, evakuohen dhjetëra banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Mos u dashuroni me këto 4 shenja të horoskopit. Do t’ju bëjnë të vuani

    Mos u dashuroni me këto 4 shenja të horoskopit. Do t’ju bëjnë të vuani

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdekja e shqiptares në Genova/ Dyshohet se italiani hyri qëllimisht në korsinë e gabuar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Sapo keni kaluar një fazë të vështirë në dashuri!’ Parashikimi i Paolo Fox për këtë të hënë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Shprehuni me partnerin për shqetësimet tuaja!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 1 korrik 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Turqia ndryshon zyrtarisht emrin

Turqia ndryshon zyrtarisht emrin

02/07/2022
Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

02/07/2022
Hëna e Re në Gaforre: Çfarë sjell për shenjën tënde?

Hëna e Re në Gaforre: Çfarë sjell për shenjën tënde?

02/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.