• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha pritet me brohoritje në Divjakë, premton kthimin e pasurive të tjetërsuara

08/04/2021
in Politikë
0
Basha pritet me brohoritje në Divjakë, premton kthimin e pasurive të tjetërsuara

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Divjakë për të vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese, ku nuk ka munguar entuziazmi i zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve edhe në këtë qytet. Gjatë ecjes, kryedemokrati ka biseduar me pronar të bizneseve të cilët nga pamundësia për t’i mbajtur hapur, si shpresën e fundit shohin ndryshimin më 25 prill.

Qytetari: Shiko si na e ka lënë biznesin, shiko ku jemi!
Lulzim Basha: Zhveshur!
Qytetari: Zhveshur komplet prandaj presim datën 25 sepse është e pamundur të mbajmë biznesin hapur me tatimet që vijnë nga Fieri, me gjoba, çfarë nuk na bëjnë. Presim me datë 25. 
Lulzim Basha: 25-sa do të jetë dita e hapjes dhe zhbllokimit për biznesin dhe për të gjithë Shqipërinë.
Qytetari: Njerëzit nuk ja dalin dot për muajin, jo të kujtohen për të blerë rroba. Është një fukarallëk në maksimum. Shpresojmë, presim.
Lulzim Basha: E di. Kemi qenë pranë jush vite me radhë dhe i dimë hallet dhe problemet njësoj siç i ndjeni ju i ndjejmë dhe ne prandaj kemi formuluar atë program. Kështu që të keni shpresë, të bëhemi të gjithë bashkë. 25-sa do të jetë dita kur t’i japim fund kësaj zbrazëtie, kësaj zhveshje, kësaj ngecje të biznesit të vogël dhe të gjithë Shqipërisë.
Qytetari: Mezi po presim!

Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se ndryshimi është një kërkesë e të gjithë qytetarëve shqiptarë për t’i mbyllur derën keqqeverisjes së vendit. Ai gjithashtu veçoi një nga zotimet e qeverisë së tij, që ka të bëjë me anulimin e moratoriumit korruptivë të qeverisë për gjuetinë.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra ,zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banorë dhe banore të Divjakës. Divjakës fisnike, Divjakës bujare, Divjakës së punës, Divjakës së qytetarisë, Divjkaës që së shpejti do të jetë krenari e Shqipërisë Evropiane. Shpesh kam qenë në mesin tuaj, kam qenë në shtëpitë tuaja, në arat tuaja. Kam qenë në tregun dhe ju kam parë atje baballarët e këtyre të rinjve, fëmijëevë, fermerëve të dëshpëruar për pam,undësinë për të shitur prodhimet e tyre. Kemi qenë bashkë në cdo vështirësi në këto tetë vite të mbushura me dështime të kryeministrit në ikje. Dështime që kanë rënë në duart dhe në xhepat tuaja në buxhete tuaja, ju kanë varfëraur, ju kanë tjetërsuar me të padrejtë djersën tuaj, djersën e çmuar të fermerëve të Divjakës, të njerëzve punëtorë, të rinjve dhe të rejave punëtore të këtij vendi. Por kurrë më parë nuk e kam parë Divjakën kaq plot. Plot me shpresë, plot me vendosmëri për ndryshim, për fitore. E di që keni zbritur në këtë rrugë dhe në këtë shesh me zemrat plot me shpresë dhe plote me shpresë duhet ti kemi dit për dit dhe këtë shpresë, këtë bindje për ndryshim që e prek anë e mbanë Shqipërisë të kthehen në votën më të thellë popullore me 25 prill. Duke votuar për Partinë Demokratike për programin tonë, për numrin 9, keni votuar për programin që do të sjellë bujqësinë shqiptare, bujqësinë e harruar, fermerin e harruar, blegtori e harruar shqiptar të këtyre tetë viteve pranë standardeve europiane me subvencione me mbështetje me kujdes ndaj jush. Plani ynë nuk është gjë tjetër vetëm shpërthim i zgjidhjeve për sfidat tuaja. Hallet tuaj dhe sfidat tuaja kanë qenë hallet e mija dhe të Partisë Demokratike, zgjidhjet tona janë zgjidhje për ju. 25 prilli është dita juaj. Mos harroni ju dhe vetëm ju me votën tuaj keni në dorë ndryshimin e vërtet për çdo shqiptar. Pasuritë e Divjakës, djersa e banorëve të Divjakës do të kthehet në mirëqenie për ju he fëmijët tuaj, pasuritë që jua kanë tjetërsuar nga tokat e Vedatit tek Begeti i Divjakës gjithçka do të kthehet tek pronarët dhe të të zotit e vërtetë që jeni ju, është Divjaka. Fund monopoleve, fund monopoleve dhe bandave që e kanë marrë peng. Ky është një nga vendet jo i vetmi por një nga vendet më të përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht dhe një tjetër pjesë të programit tonë dhe të zotim timin. Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptive i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet. Ju jeni një parti, një forcë politike, një familje njerëzish të lirë që besojmë tek ruajtja e faunës dhe e florës, tek ruajtja e mjedisit tek ruajtja e specieve të veçanta, disa prej tyre unike dhe do ta bëjmë këtë në përputhje me standarde, me parimet në përputhje me metodat dhe parimet europiane. Europian dhe jo monopole, me monopole despotike të Edi Ramës, moratoriumi i sotme është monopol, ne do ta heqim. Duke harmonizuar interesat për mbrojtjen e mjedisit të faunës dhe të florës, duke harmonizuar këto interesa për të cilët të parët janë të interesuar vetë gjahtarët shqiptar, duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë ne do të kthejmë lirinë, mundësin do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtet që jeni ju dhe qytetarë e këtij vendi. Mezi po duroni e di. Mezi po presoni datën 25 e dëgjoj kudo. Ora po vjen, dita po vjen. shumica prej jush, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nga votuesit për herë të parë tek votuesit më të moshuar, e kanë ndarë mendjen, duan ndryshim dhe ndryshimi vjen duke larguar të keqen e duke votuar për ne, duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për programin tonë, duke votuar për ekipin tonë, duke votuar numrin 9. Divjaka ndryshon, Divjaka Fiton. Kjo fitore nuk do të na përçajë por do të na bashkojë. Në radhët tona janë sot edhe socialistët e zhgënjyer, të tradhtuar, të braktisur, të vjedhur, njësoj si të gjithë shqiptarët e tjerë nga një bandë e cila kurrë nuk i nderoi dhe nuk i respektoi sakrificën e tyre për familjen e tyre politike. Edhe socialistëve të ndershëm shqiptarë i them, mirë se vini në bashkimin më të madh kombëtar. Është bashkimi për ndryshim, është që çdo shqiptar dhe çdo shqiptare do fitojë, është bashkimi me të cilën Shqipëria Fiton. Ndaj, të fundit ftesë e kam ndaj atyre të cilëve këto 8 vite jua kanë vrarë shpresën. Dua t’ju them se ju kuptoj shumë mirë. 8 vite ku njeriu që kishte fatet në dorë kishte më shumë pushtet se çdokush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, e shkatërroi besimin tuaj te politika, e bëri politikën një fjalë të pisët. Por, politikën e bëjnë të pisët ata që e përdorin për xhepat e tyre. Politika për ndryshim është ajo që i bashkon njerëzit dhe pyetja që duhet t’i shtroni vetes është kjo. Pas 8 vitesh, dështimesh, premtimesh të pambajtura, vuajtje, varfërimi, rritje taksash, rritje e naftës, rritje e energjisë, papunësie, emigracioni. Tani e keqja po ju troket prapë, për herë të tretë në derë. A do ja hapni derën? A do ja hapni derën për herë të tretë Edi Ramës? Dështimi që e zhyti vendin në krizë, që largoi fëmijët tuaj. A do ta lejoni që të vjedhë të ardhmen e fëmijëve tuaj? Le të bëhemi bashkë për ndryshim me 25 prill. Të gjithë numrin 9, Partinë Demokratike. Divjaka fiton! Shqipëria fiton!

Tags: divjakelulzim bashatakim me qytetaret
Previous Post

Ulet avioni i parë në Rinas pas më shumë se 24 orë bllokimi të aeroportit

Next Post

Arrestimi i kontrollorëve/ Sindikata Europiane: Jemi të tmerruar, lironi menjëherë kolegët tanë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Arrestimi i kontrollorëve/ Sindikata Europiane: Jemi të tmerruar, lironi menjëherë kolegët tanë

Arrestimi i kontrollorëve/ Sindikata Europiane: Jemi të tmerruar, lironi menjëherë kolegët tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Kërcet’ arma në Berat/ “E vrava se më shante çdo ditë.” Vritet 41- vjeçari për stallën e derrave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.