Kryetari i PD, Lulzim Basha, u pyet sot se çfarë hapi do të hedhë opozita në kushtet kur mazhoranca sot ka vendosur ta kalojë në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Basha tha: “Problem kryesor në këtë vend është se në krye të qeverisë është një armik i qytetarëve shqiptarë. Një njeri që sakrifikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve, po sakrifikon edhe të ardhmen europiane të shqiptarëve. Rruga e vetme është për ta larguar një orë e më parë.
Rasti më i parë institucional janë zgjedhjet e 25 prillit, por ju siguroj se do të bëjmë gjithçka për t’ia shkurtuar orët një njeriu që shkel mbi shëndetin e shqiptarëve, jetën, lotët e nënave, të naftëtarëvë, të grave të naftëtarëve dhe pa diskutim mbi të ardhmen tonë europiane. Është një armik i dëshmuar i integrimit të Shqipërisë.”