Bashkia e Shkodrës ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e krijuar pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Sipas njoftimit, vetëm 0,03 m larg daljes nga shtrati është niveli i ujit të liqenit të Shkodrës, që sipas bashkisë rrezikon të dalë nga shtrati. Në raportin ditor thuhet më tej se rruga në Obot është e bllokuar për mjetet e ulëta dhe se niveli i ujit mbi rrugë arrin 80 cm.
“Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë. Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Shkodrës.
Më tej bëhet e ditur se janë përmbytur 1903 hektarë tokë gjithsej.