• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BB: 63% e nxënësve në vende si Shqipëria ranë nga mësimet për shkak të Covid-19

17/02/2021
in Sociale
0
BB: 63% e nxënësve në vende si Shqipëria ranë nga mësimet për shkak të Covid-19

Në këto 100 vite, sektori i arsimit është përballur me një krizë të paprecedentë, e cila pritet të shtrijë efektet negative për dekada me radhë pasi një brez i tërë ka humbur aksesin në dije. Edhe kur kriza shëndetësore të ketë përfunduar dhe ekonomia do të nisë rikuperimin, humbjet në arsim do të mbarten gjatë gjithë shekullit.

Banka Botërore përllogariti së fundmi se, në vendet në zhvillim me të ardhura të mesme, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 63 nxënës në 100 të tillë kanë akses të kufizuar në arsim, e cilësuar ndryshe si varfëri arsimore. Këto vështirësi janë krijuar nga të mësuarit online. Shumë nxënës në vendet në zhvillimin ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk kanë qasje në internet dhe nuk kanë platforma efikase te të mësuarit online. Për rrjedhojë, më shumë se 60% e nxënësve kanë humbur mundësitë për të përfituar njohuritë sipas programeve dhe kurrikulave mësimore.

Këto përvoja sfiduese po ndodhin në të gjithë botën. Vetëm disa mësues dhe studentë kanë qenë në gjendje të përballen me ndryshimet pas mbylljes së shkollave, por shumica nuk kanë mundur. Ndryshimi i shërbimit arsimor për gati dy vite shkollore ka potencialin të ketë një ndikim të madh negativ në aftësitë dhe perspektivat ekonomike të studentëve për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, 53% e të gjithë fëmijëve 10 vjeç nuk mund të lexonin dhe kuptonin një tekst të thjeshtë edhe para pandemisë. Por Covid-19 e ka përkeqësuar krizën e të mësuarit dhe ndikimi në kapitalin njerëzor të këtij brezi nxënësish ka të ngjarë të jetë afatgjatë.

Në kulmin e mbylljes së shkollës në prill 2020, gati 94% ose 1.6 miliardë fëmijë ishin jashtë shkollës në të gjithë botën, teksa sot 700 milionë fëmijë po studiojnë nga shtëpia. Në Shqipëri mbi 400 mijë fëmijë të ciklit 9-vjeçar po vijojnë mësimin online dhe në mënyrë të alternuar me orë të kufizuar në klasë.

Platforma Akademia.al në të shumtën e rasteve nuk punon duke e bërë shpesh të pamundur lidhjen e tyre me nxënësit. Ndërsa në karantinën e parë pati një solidaritet të lartë mësues, nxënës dhe prindër, tani ky angazhim është zbehur.

Mësuesit, të gjendur mes ngarkesës mësimore, frikës së pandemisë dhe mungesës së internetit kanë humbur efektivitetin e mësimdhënies. Teksa kjo situatë ka mbërthyer Kryeqytetin, në rrethe dhe sidomos në zonat rurale, ku dobësitë janë shumë më të rënda për shkak të mungesës së teknologjisë, internetit dhe stafeve arsimore të afta për tu përshtatur me realitetin e ri, situata është edhe më e rëndë.

Banka Botërore pohon se gati të gjitha vendet në botë kanë shënuar regres në arsim. Të dhëna nga anketat e vitit 2020 tregojnë se edhe disa nga vende me të ardhura të larta kanë zbuluar tashmë humbje të të nxënit dhe rritje të pabarazisë . Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të rrezikuar pasi që pandemia po përkeqëson pabarazitë ekzistuese në të ushqyerit, shëndetin etj.

Marrë nga Monitor

Tags: banka boterorecovid 19nxenespandemiarenie nga mesimet
Previous Post

QSUT hap garën për blerjen e 10 mijë litrave oksigjen, duhet për të sëmurët e shtruar në spitalin Covid-4

Next Post

(EMRI+FOTO)Kush është shqiptari që u ekzekutua tek dera e shtëpisë në Islandë? Pronar i një kompanie, la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë 15- muajsh

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
(EMRI+FOTO)Kush është shqiptari që u ekzekutua tek dera e shtëpisë në Islandë? Pronar i një kompanie, la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë 15- muajsh

(EMRI+FOTO)Kush është shqiptari që u ekzekutua tek dera e shtëpisë në Islandë? Pronar i një kompanie, la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë 15- muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër merr vendimin: Drejt Malit të Zi do të udhëtojnë vetëm…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.