• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE: Certifikatat e vaksinimit nga Kosova nuk pranohen për shkaqe teknike, përgatitjet në vazhdim e sipër

23/12/2021
in Kosova
0
BE: Certifikatat e vaksinimit nga Kosova nuk pranohen për shkaqe teknike, përgatitjet në vazhdim e sipër

Certifikatat e vaksinimit nga Kosova ende nuk po njihen nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të mospërmbushjes së kushteve teknike. Kështu kanë thënë burimet nga Bashkimi Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Këto burime thonë se përgatitjet janë në vazhdim e sipër dhe se kur të përmbushen kushtet, edhe Kosova e Bosnja e Hercegovina mund të përfshihen në këtë sistem. Para dy ditësh, Mali i Zi iu bashkua këtij sistemi ndërsa më herët këtë e kishin bërë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Përfshirja e shteteve të treta në listën e Certifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE-së mundësojnë që certifikatat e vaksinimit të lëshuara në ato vende me automatizëm njihen edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se në secilin institucion, lokal apo vend në BE, QR kodet nga to do të mund të lexohen sikurse edhe të gjitha vërtetimet e ngjajshme të lëshuara nga autoritetet e vendeve anëtare.

Mospërfshirja e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë sistem tashmë po krijon pengesa praktike për ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Që nga fillimi i pandemisë BE-ja ka dëshmuar përkushtimin për ta trajtuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si partner të privilegjuar, duke i përfshirë ata në mekanizmat dhe instrumentet e BE-së në kontekstin e pandemisë COVID- 19”, ka thënë Christian Wigand, zëdhënës i Komisionit Evropian për çështje ligjore. Ky zëdhënës i Komisionit Evropian ka nënvizuar se ekspertët e BE-së kanë pasur takime shqyrtuese me të gjithë partnerët nga rajoni dhe procesi është në vazhdim e sipër.
Ai ka thënë se BE-ja shpreson se “më shumë partnerë nga rajoni së shpejti t’i bashkohen këtij sistemi të BE-së”.

Më 16 dhjetor, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të mos lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi blloku nuk i njeh ende certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit, të lëshuara në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte thënë se problemi me certifikatat është i natyrës teknike.

“Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline [pa qenë të lidhur në internet]. Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.

I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit.

Rikujtojmë se BE-ja, nga 10 janari, synon t’i ndalojë të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit. Vendimin përfundimtar për udhëtime nga jashtë, BE-ja pritet ta marrë në fund të dhjetorit.

Tags: albanewsCertifikatat e vaksinimit nga Kosovalajmerimi nga bemospranimi i certifikatave nga be
Previous Post

Mesazhi i Krishtlindjes nga Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë-Durrës

Next Post

Vaksina më e re turke ‘Turkovac’ merr miratimin urgjent, rezultate premtuese

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Vaksina më e re turke ‘Turkovac’ merr miratimin urgjent, rezultate premtuese

Vaksina më e re turke ‘Turkovac’ merr miratimin urgjent, rezultate premtuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shënohet viktima e parë e mitur në Greqi nga COVID, 15 vjeçarja ndërron jetë pas shtrimit në spital

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Trafik droge dhe dhunë ndaj bashkëshortes, në pranga dy persona në Vlorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Operacioni i SPAK/ Arrestohet Loran Dusha, administratori i inceneratorit të Fierit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.