Disa nga vendet europiane, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun. Në një konfernecë që kanë mbajtur ditën e sotme virtulaisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, zyrtarë të shteteve të botës i kanë bërë thirrje politikanëve në Kosovë dhe Serbi për të punuar bashkë dhe për të ndërtuar konsensus të përbashkët në qëllimin e përbashkët për dialogun.
Sipas deklaratës kjo do të kërkojë përpjekje të vendosura për reforma nga të dyja vendet për të forcuar shtetin e së drejtës, në veçanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të nxitur zhvillimin social-ekonomik. Në deklarëtën e tyre zyratërt kanë lavdëruar edhe punën e Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajçak dhe kanë inkurajuar që të ketë proces në këtë drejtim.
“Ne, shtetet anëtare të BE-së së Këshillit të Sigurisë, Estonia, Belgjika, Franca, Gjermania, të mbledhura nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia fuqishëm përkrahin përpjekjet e Përfaqësuesit Special Miroslav Lajçk. Ne mirëpresim vendimin për rifillimin e dialogut të 10 korrikut që efektivisht rifilloi më 12 korrik dhe jemi të inkurajuar nga një punë substanciale që është bërë që nga atëherë nën kujdestarinë e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Lajçak. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës i lehtësuar nga BE-ja është i vetmi opsion i zbatueshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë. Ne mirëpresim që të dyja qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës kanë konfirmuar angazhimin e tyre strategjik për të ardhmen e tyre europiane. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kushti kryesor për të ndërmarrë hapat e tyre drejt rrugës europiane. Ne bëjmë thirrje në politikanët kosovarë në Kosovë dhe Serbi për të punuar bashkë dhe për të ndërtuar konsensus të përbashkët në qëllimin e përbashkët. Së këndejmi theksojmë rëndësinë e bashkëpunimit të fortë me EULEX-in. Ne gjithashtu theksojmë se respektimi dhe bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën. Ne presim që të dyja palët të punojnë në mënyrë konstruktive me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak drejt arritjes së një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme e gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, një marrëveshje që gjithashtu kontribuon në qëndrueshmërinë rajonale”.-thuhet në deklaratën e tyre.