• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE kërkon zhbllokimin e institucioneve në Mal të Zi, qytetarët protestojnë para parlamentit në Podgoricë

29/11/2022
in Rajon
0
BE kërkon zhbllokimin e institucioneve në Mal të Zi, qytetarët protestojnë para parlamentit në Podgoricë

Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësim për situatën politike në Mal të Zi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së institucioneve dhe normalizimin e situatës në vend. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusit ndërpartiak, si përparësi kryesore.

“Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ndërtimi i konsensusit duhet të jetë prioriteti kryesor”, tha zoti Stano.

Zëdhënësi i Brukselit përkujtoi se progresi i vazhdueshëm i Malit të Zi në anëtarësim kërkon që të gjithë aktorët politikë të mbështesin funksionalitetin e institucioneve demokratike.

Ndërkohë të hënën në mbrëmje, para selisë së parlamentit në Podgoricë, u zhvillua protesta e tretë me radhë, ku me mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, kërkuan tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, miratimin e marrëveshjes për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.

Në protestë, ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe përfaqësuesë të opozitës pro-malazeze, shiheshin parulla e pankarta me mbishkrime “Jemi këtu”, “Nacionalizmi po tërbohet”, “Nuk do ta japim Malin e Zi“.

Përveç flamujve të Malit të Zi, protestuesit mbanin edhe flamujt e SHBA-së, BE-së dhe Ukrainës.

Aktivisti dhe bashkëorganizatori i kësaj proteste, Predrag Vushuroviq tha se qytetarët e Malit të Zi po kërkojnë që të parandalohet përmbysja e rendit kushtetues.

“Mali i Zi ju kërkon të arrihet një marrëveshje për Gjykatën Kushtetuese, për të siguruar kushtet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje duhet të sjellin një qeveri të përgjegjshme që do të punonte për interesat e qytetarëve”, tha ai.

Gazetarja e njohur malazeze, Kaqusha Krsmanoviq tha se “ne jemi këtu për të mbrojtur Kushtetutën, reputacionin e rrënuar të Malit të Zi, institucionet e rrënuara, për të ngritur zërin tonë në mbrojtje të Malit të Zi qytetar”.

“Unë jam këtu për t’i thënë Abazoviqit dhe atyre që i dhanë detyrën për të kthyer Malin e Zi nën çizmet serbe dhe ndikimin rus – ata nuk do të mund ta bëjnë. Unë jam këtu për t’u thënë atyre që duan të na detyrojnë të heshtim – ata nuk do të munden. Detyra jonë si njerëz të lirë është të ngremë zërin. Mali i Zi është vendi ynë i shenjtë”, tha gazetarja Krsmanoviq.

Kjo është protesta e tretë që nga fillimi i këtij muaji. Me 8 nëntor protestuesit kundërshtuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin, përmes së cilit partitë në pushtet synojnë kufizimin e përgjegjësive kushtetuese të presidenti aktual Milo Gjukanoviç dhe kalimin e tyre tek parlamenti.

I tillë është vlerësuar ky ligj edhe nga juristët dhe organizatat joqeveritare, ndërsa diplomatët e vendeve kryesore perëndimore thanë se po “i ndjekin me shqetësim zhvillimet politike në Malin e Zi”.

Zyra e presidenti të Malit të Zi, kërkoi nga Komisioni i Venecias të nxjerrë një opinion urgjent për ndryshimin e Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, ligj që ka shkaktuar debate të shumta, por edhe një krizë politike në vend.

Shumica parlamentare, e cila ka 41 deputetë, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, së bashku me Demokratët dhe lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, mbështesin zgjedhjen e një qeverie të re, mandatari i së cilës do të ishte kandidati i tyre Miodrag Lekiq. Nga ana tjetër, blloku i opozitës dhe partive të pakicave të udhëhequr nga partia e presidentit Milo Gjukanoviq mendon se parlamenti duhet të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhje të reja.

Kriza politike në Mal të Zi, pasoi rënien e qeverisë së kryeministrit Abazoviq dhe refuzimin e shumicës parlamentare për të hyrë në një proces të ri zgjedhor. Po ashtu, pothuajse të gjitha institucionet janë në gjendje të përkohshme vepruese, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, e cila është pa kuorum./VOA

Tags: BEbllokimi i institucioneve ne mal te zimali i zi
Previous Post

‘Sot asgjë nuk do të shkojë sipas planit!’ Horoskopi i Paolo Fox për këtë të martë

Next Post

Çmimet rriten, pagat jo; 24 vite më tepër duhet të punojmë për të blerë një apartament krahasuar me 2015-ën

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Çmimet e apartamenteve u rritën me 3.2% në tremujorin e parë 2022

Çmimet rriten, pagat jo; 24 vite më tepër duhet të punojmë për të blerë një apartament krahasuar me 2015-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.