Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se pavarësisht se në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2021, procesi i dialogut dhe angazhimi për të do të vazhdojë. Stano u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Serbi që të punojnë ngushtë dhe të respektojnë marrëveshjet kur bëhet fjalë për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.
“Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të punojnë ngushtë së bashku në përputhje me marrëveshjet përkatëse në dialogun Prishtinë-Beograd, mbi lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike”, tha Stano për Tanjug.