Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, pas mbërritjes në Këshillin e Brendshëm joformal në Pragë u shpreh se përvojat nga luftërat e mëparshme kanë treguar se në fazat e konfliktit dhe në fazat pasuese ka një rritje të trafikut të armëve.
Për këtë arsye, sipas Komisineres, rreziku ekziston që armët mos të përfundojnë në duart e duhura.
“Ne e dimë nga përvoja nga luftërat e mëparshme, se në fazat e konfliktit dhe në fazat pasuese ka një rritje të trafikut të armëve. Për këtë ne duhet të punojmë për të përballuar në kohë këtë rrezik, edhe me përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë. Ne e dimë se sa armë ka në Ukrainë dhe padyshim që ato nuk janë gjithmonë në duart e duhura. Dhe për këtë ne duhet të përgatitemi për t’u mbrojtur nga kjo”, tha Komisionerja.