• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE: Tensionet në Kosovë mund të përhapen në rajon

12/11/2022
in Kosova
0
BE: Tensionet në Kosovë mund të përhapen në rajon

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për gjetje të një zgjidhje evropiane pas situatës së krijuar në veri të Kosovës. Peter Stano, zëdhënës i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim negativ për gjithë rajonin. Në një konferencë për mediat, Stano tha se për momentin prioritet është qetësimi i situatës në terren.

“Ne jemi ende duke studiuar rishikimin nga palët, por për momentin prioritet është të de-eskalimi i situatës në teren. Gjatë ditëve të fundit, ne kemi parë në të vërtetë përshkallëzim shumë të rrezikshëm dhe zhvillime të cilat po vënë në rrezik vite të tëra pune të palodhur dhe arritjeje. Kjo ka pasoja jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin”, tha Stano.

“Sa herë që ka një destabilitet lokal, destabiliteti lokal eksportohet, dhe ka pasoja dhe implikime edhe në rajonin e gjerë. Ne e shohim në rastin e Rusisë dhe Ukrainës. Ka një sulm brutal ilegal ushtarak nga një vend kundër një vendi tjetër, dhe pasojat nuk kufizohen vetëm në këto dy vende, pasojat po prekin e gjithë botën. Pra, nëse kemi një pikë tjetër të ndezjes në tokën evropiane, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse nëse përshkallëzimi vazhdon, askush nuk mund të parandalojë një shpërthim të një incidenti fatkeq që mund të çojë në dhunë. Pra, nëse ka diçka që bëhet në nivel lokal ose shpërthen në nivel lokal, në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja për rajonin. Kjo është diçka që Evropa nuk mund ta përballojë, Serbia dhe Kosova nuk mund ta përballojnë, rajoni nuk mund ta përballojë, dhe për këtë arsye ne po apelojmë në përgjegjësinë e liderëve në Serbi dhe Kosovë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të ndërmarrë hapa drejt më shumë sjelljeve evropiane dhe kërkimit të një zgjidhjeje evropiane për të de-eskaluar”.

ushtria serbe ne kufi me kosoven 3 1024x576

“Pra, ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbushin përgjegjësitë për të gjetur një zgjidhje evropiane. Përfaqësuesi i lartë Borrel ka lëshuar një deklaratë të shtunën në mbrëmje lidhur me zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij nga të dyja palët, Serbisë dhe Kosovës… Bashkimin Evropian, përpiqet që Kosova dhe Serbia të përmbushin përgjegjësitë e tyre, të gjejnë një zgjidhje evropiane për të de-eskaluar situatën aktuale dhe për t’u angazhuar seriozisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, sepse kjo është e vetmja rrugëdalje nga ngërçi aktual, nga përshkallëzimi aktual. Dhe kjo është një rrugë që çon drejt perspektivës së BE-së të të dy palëve”, shtoi ai

Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëdhënësi i Bashkimit Evropian bëri thirrje që Kosova të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për themelimin e tij. Sipas tij, moszbatimi i këtij obligimi cenon jo vetëm parimin e sundimit të ligjit por edhe kredibilitetin e Kosovës.

“Ekziston një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë, ose të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për themelimin e këtij Asociacioni apo Komuniteti. Ky është një obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën, dhe moszbatimi i vazhdueshëm i këtij obligimi cenon, jo vetëm parimin e sundimit të ligjit në Kosovë, por edhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës. Pra, tani i takon të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e tyre që rrjedhin nga marrëveshjet e Brukselit, nga marrëveshjet e bëra në kuadër të dialogut. Përfaqësuesi i lartë, Borrell ishte në kontakt, ai foli me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti gjatë fundjavës”, tha ai.

Më 5 nëntor Lista Serbe ka bërë të ditur se zyrtarët serbë do të largohen nga institucionet qendrore dhe ato lokale të Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme mandatet e tyre i dorëzuan edhe 10 deputetët e Listës Serbe. Këto veprime kanë ardhur pasi autoritetet e Kosovës kanë pezulluar drejtorin e Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Tags: albanewsBEkosovatensionet ne veri te kosoves
Previous Post

CNN rendit Kosovën në 21 vendet europiane që ia vlen të vizitohet

Next Post

Donald Trump ‘ndez’ garën elektorale: Në 15 Nëntor do të bëj një njoftim shumë të madh

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Donald Trump ‘ndez’ garën elektorale: Në 15 Nëntor do të bëj një njoftim shumë të madh

Donald Trump ‘ndez’ garën elektorale: Në 15 Nëntor do të bëj një njoftim shumë të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.