• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE: Zgjedhjet e së dielës në Kosovë, të administruara mirë dhe konkurruese

17/11/2021
in Kosova
0
BE: Zgjedhjet e së dielës në Kosovë, të administruara mirë dhe konkurruese

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, tha të martën se raundi i dytë i votimeve për kryetarët e komunave, që u mbajt të dielën, “ishte i administruar mirë dhe konkurrues”. Këto komente u bënë dy ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve që u ndoqën pos tjerësh nga disa dhjetëra vëzhgues të këtij misioni.

“Vëzhguesit e Bashkimit Evropian i kanë vlerësuar votimet dhe numërimin pozitivisht. Procesi i votimit është vlerësuar “shumë i mirë’ apo ‘i mirë’ në të gjitha vendvotimet e vizituara të 21 komunave që ishin në zgjedhje dhe po ashtu, numërimi është vlerësuar ‘i mirë’ dhe ‘shumë i mirë’ në të gjitha qendrat e votimit”, tha gjatë paraqitjes së vlerësimeve paraprake udhëheqësi i këtij misioni, Lukas Mandl.

Ai tha se fushata që u parapriu zgjedhjeve ishte e qetë, ndonëse toni i saj ishte më i ashpër se sa në raundin e parë. Ai numëroi disa nga shqetësimet e ngritura në kohën e fushatës.

“Kandidatët kanë bërë fushatë shumë më herët se sa fillimi zyrtar i saj. Kandidatët janë shoqëruar nga udhëheqësit e partive kryesore përfshirë edhe kryeministrin dhe ministrat e tij. Mes dy raundeve, qeveria shpalli një rritje të përkohshme të përfitimeve sociale, gjë që çoi në akuza të opozitës për blerje indirekte të votës”, tha ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve tha se edhe në këto zgjedhje ka munguar transparenca lidhur me financimin e fushatave të kandidatëve dhe kjo çështje duhet të trajtohet në të ardhmen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi të martën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale që u mbajtën më 17 tetor, ndërsa tha se është duke bërë përgatitje për fillimin e numërimit të votave të hedhura me kusht dhe të dërguara me postë. Këto vota nuk pritet të ndryshojnë rezultatet përfundimtare përveç të dy komuna; atë të Dragashit dhe Junikut

Sipas rezultateve të të dyja raundeve të zgjedhjeve, Lista Serbe ka fituar dhjetë komuna, e pasuar nga Partia Demokratike me 9, Lidhja Demokratike shtatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe lëvizja Vetëvendosje 4 komuna. Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, partitë opozitare shënuan rritje përballë lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, e cila pësoi një goditje duke humbur edhe Prishtinën dhe Prizrenin, dy komunat më të mëdha të Kosovës.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të martën se partia e tij është duke diskutuar çështjet që çuan në këto rezultate.

“Ajo që tashmë është e qartë dhe doli nga takimi i mbrëmshëm, që kishim, është se në subjektin tonë politik, i cili është rritur tejmase në 3-4 vjetët fundit, ka defekte strukturore dhe organizative. Nuk kemi struktura që i përgjigjen madhësisë dhe zgjedhjet e fundit të brendshme i kemi mbajtur në janar të vitit 2018. Kjo është një pjesë e shpjegimit për mungesën diku të funksionimit e diku të efikasitetit të strukturave tona, pra ka defekte të brendshme”, tha ai duke ritheksuar se një faktor tjetër ishte edhe bashkërendimi i partive tjera kundër lëvizjes Vetëvendosje, e cila 14 shkurt të këtij viti në zgjedhjet parlamentare, fitoi mbi 50 për qind të votave./VOA

Tags: be per zgjedhjet ne kosovekosovaKqzlukas mandl
Previous Post

‘Trazirat në romancë kaluan!’ Këshilla e Paolo Fox për ditën e sotme për shenjat e horoskopit

Next Post

Doganat arrijnë sërish rekord të ardhurash, nga shtimi i importeve, rritja e çmimeve dhe administrimi

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Doganat arrijnë sërish rekord të ardhurash, nga shtimi i importeve, rritja e çmimeve dhe administrimi

Doganat arrijnë sërish rekord të ardhurash, nga shtimi i importeve, rritja e çmimeve dhe administrimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.