• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Bëhemi gati për COVID 4 dhe spitalet rajonale”- Ministrja Manastirliu apel qytetarëve për festat e nëntorit: Kush është patriot duhet të zbatojë rregullat!

23/11/2020
in Aktualitet
0
“Bëhemi gati për COVID 4 dhe spitalet rajonale”- Ministrja Manastirliu apel qytetarëve për festat e nëntorit: Kush është patriot duhet të zbatojë rregullat!

Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë ka inspektuar spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës, i cili është gati për t’u hapur, me ezaurimin e kapaciteteve në tre spitalet COVID.

“Kapacitetet tona që tashmë i kemi ngritur dhe janë gati që në momentin që duhet, për t’u vënë në funksion. Numrat në rritje të rasteve të infektimeve dhe sigurisht numrat në rritje të rasteve në spitale, tashmë duke qenë se edhe spitali Covid3 është tërësisht me të gjitha kapacitetet i hapur në pritje të trajtimit dhe shërbimit të qytetarëve, edhe spitali Covid4 gjithashtu do të vendoset në një kohë të shpejtë në dispozicion të pacientëve për trajtimin e Covid19, me ezaurimin e kapaciteteve të 3 spitaleve COVID”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.

“Kjo nuk është një periudhë e lehtë, e cila po shoqërohet me rritje të numrit të rasteve, ndaj vendosja në dispozicion e kapaciteteve të reja dhe përgatitja për hapjen e spitalit COVID4 vjen si përgjigje për përballjen e situatës. Nga ana tjetër edhe spitalet rajonale po përgatiten dhe tashmë strukturat janë ngritur, personeli është trajnuar, aparaturat biomjekësore janë vënë në dispozicion”, tha Manastirliu.

Dr. Daniela Nika, nëndrejtore e QSUT, strukturë e cila do të administrojë edhe spitalin COVID4 u shpreh se në strukturën e re janë të gjitha pajisjet për t’u shërbyer pacientëve.

“Siç mund ta shihni, struktura është e pajisur me panelet e oksigjenit, me monitorë, nëse do të duhet që pacienti të intubohet këtu kemi disponibël edhe respiratorë. Këtu do të bëhet përgjithësisht vlerësimi i parë për pacientët dhe pastaj sipas nevojës ata do të shpërndahen qoftë në pavionet lart apo në terapinë intensive nëqoftëse gjëndja do të jetë e rënduar”, shpjegoi Dr. Daniela Nika.

Prof. Krenar Lila, duke folur për stafet mjekësore që do të shërbejnë në spitalin Covid4, tha: “Kanë shprehur gadishmërinë e tyre infermierë të cilët punojnë në reanimacionet përkatëse në QSUT të cilët kërkojnë që të punojnë në spitalet infektive. Do të merret një pjesë e specializuar e infermierëve, sigurisht do të ketë dhe infermierë të rinj. Lidhur me personelin reanimator, është ndërtuar një plan, i cili do të funksionojë për të mbuluar shërbimin gjatë 24 orëve”.

Duke falënderuar mjekët dhe infermierët që i janë përgjigjur thirrjes për t’u bashkuar me ekipet mjekësore që do të shërbejnë në strukturat Covid, ministrja Manstirliu, duke iu referuar festave tw Nëntorit apelon qytetarët për të sakrifikuar pak nga normaliteti i tyre në mbështetje të bluzave të bardha.

“Duhet kuptuar se kjo nuk është një betejë që bëhet vetëm në spitale. Duhet të jetojmë me rregulla, të kemi përgjegjësi maksimale, sjellje individuale të kontrolluar, maskën, distancën, higjienën, të kufizojmë kontaktet, të mos qëndrojmë në grupe më shumë se 10 veta. Sigurisht që momenti i festive të Nëntorit do të jetë edhe njëherë një sfidë e rradhës për ti thënë qytetarëve që kush është patriot, kush e do vendin, kush e do veten, kush e do familjen, do të duhet që të zbatojë rregullat dhe të kufizojë kontaktet. Ne duhet ta bëjmë për familjarët tanë, për veten tonë, për mjekët dhe infermierët që po sakrifikojnë prej 9 muajsh”, bëri thirrje Manastirliu.

Tags: albanewscovid19 ne shqiperiogerta manastirliuspitalet covid
Previous Post

Yuri Kim: Pasuritë e konfiskuara të krimit do t’i rishpërndahen shoqërisë

Next Post

Pas Vuçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë edhe nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç

Related Posts

200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

06/07/2022
Mblidhet komiteti teknik i ekspertëve, Manastirliu jep lajmin çfarë do ndodhë me masat shtrënguese

Do rikthehen masat anti-COVID? Komiteti Teknik i Ekspertëve do mblidhet në 11:00

06/07/2022
Zjarret në vend, Meta: Thirrje institucioneve të marrin masa

Zjarret në vend, Meta: Thirrje institucioneve të marrin masa

06/07/2022
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet me tre lekë çmimi i naftës dhe gazit! Benzina rritet me tre lekë

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

05/07/2022
Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

05/07/2022
Transportonte 23 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Përplasje me armë në Radhimë, vëllai i vogël qëllon drejt vëllait të madh! Arrestohet autori! Pushuesit: Ikëm me vrap

04/07/2022
Next Post
Pas Vuçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë edhe nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç

Pas Vuçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë edhe nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Më në fund, WhatsApp bën ndryshimin e radhës për përdoruesit

    Më në fund, WhatsApp bën ndryshimin e radhës për përdoruesit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

06/07/2022
Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

06/07/2022
200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

06/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.