• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Belgjika kërkoi procedimin e Bashës për Toyota Yaris?”/ Reagon kreu i PD: Trillim

03/12/2021
in Politikë
0
“Belgjika kërkoi procedimin e Bashës për Toyota Yaris?”/ Reagon kreu i PD: Trillim

Portali syri.net ka publikuar një letërporosi e mbërritur nga autoritetet e Belgjikës ku shkruhet se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të procedohet penalisht ose ri-dëgjohet për çështjen e parave të futura kontrabandë në tetor 2018 në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

“Nga Prokuroria e Përgjithshme, në datë 21.04.2021 është përcjellë kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike e Gjyqtarit hetues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Bruksel, Belgjikë në kuadër të hetimeve ndaj shtetasve shqiptarë Alfres Vladi, Elivs Vladi, Eduart Cani, alias Edi Lika, Klevi Cani etj. për kryerjen e veprave penale të dokumenteve të falsifikuara.

Ministria e Drejtësisë i ka dhënë rrugë ekzekutimit të letër-porosisë së Autoriteteve belge të Drejtësisë në lidhje me procedimin penal në ngarkim të shtetasve: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe Remzije, lindur më 12.06.1974 në Tiranë dhe banues në Tiranë, i martuar dhe me nënshtetësi dhe etni shqiptare.

Lulzim Basha, në datën 21 qershor 2018 ka bërë një deklaratë para Parlamentit shqiptar, ku ka lajmëruar mbërritjen e fondeve në cash, fonde të cilat u bllokuan në datën 24.06.2018 në Durrës dhe ka akuzuar ministrin Taulant Balla dhe dy parlamentarë të tjerë Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë këta persona në origjinë të dërgimit të këtyre fondeve në lidhme me krimin e organizuar.

Basha është dëgjuar edhe si dëshmitar në Tiranë, në datën 25 korrik 2019 në kuadrin e ekzekutimit të letërporosisë tonë të ndihmës së ndërsjellë të 30 prillit 2019 në praninë e dy anëtarëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai i ka përsëritur aty fjalët e thëna në Parlament, por ka refuzuar të japë shpjegime në detaje (ndër të tjera të identifikojë burimet) duke afirmuar se i ruan detajet për drejtësinë belge në kuadrin e një interviste të mëvonëshme për të cilën ka thënë se është i gatshëm ta japë në Belgjikë.  

Basha është thirrur disa herë nga ana e prokurorisë dhe hetuesve belgë që të ridëgjohet si dëshmitar në Bruksel, por nuk është paraqitur dhe nuk ka dërguar një justifikim bindës në lidhje me mungesat e tij të përsëritura.

Thirrjet e autoriteteve belge të datave 15.11.2019 për t’u paraqitur në datën 9.12.2019; 21.01.2020 për t’u paraqitur në datën 24.01.2020; 14.023.2020 për t’u paraqitur në datën 28.02.2020, si dhe paralajmërimi i datës 03.03.2020 për t’u paraqitur në datën 17.03.2020, kanë mbetur pa përgjigje me shkrim nga ana e tij.

KËRKOJMË:

Lejimin e ekzekutimit të letërporosisë të autoriteteve belge të drejtësisë. Për ekzekutimin e kërkesës për ndihmë juridike të ngarkohen oficerë të policisë gjyqësore në SPAK dhe OPGJ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”– thuhet në dokumentet e publikuara.

Por vetë Basha i pyetur në emisionin “Real Story” në News 24 tha se është i gatshëm të shkojë drejt Brukselit dhe të japë çdo deklarim në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”.

Ai tha se ka dhënë dëshmi në SPAK, edhe në prani të zyrtarëve belgë lidhur me këtë çështje. Këto zëra, krydemokrati i cilësoi si trillime të fabrikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, për të justifikuar kështu shprehjen sistematike të tij se “Basha është i marrë peng”.

“Kam dhënë dëshminë e plotë. Jam i gatshëm të jap dëshminë. Dëshmia është dhe në SPAK, edhe para zyrtarëve belgë. Unë udhëtoj që sonte drejt Brukselit dhe kam udhëtuar dhjetëra herë. Për herë të fundit kam qenë në qershor. Nuk jemi në rrafshin e trillimeve.

Nëse ka nevojë të jap dëshmi përsëri e jap kudo. Është shenjë dëshpërimi që për të justifikuar trillimin që Basha është peng, do të dëgjoni trillime të tilla. Si mbahet peng Lulzim Basha, që ka tetë vite që bën opozitë. Kultura e vjetër, e linçimit që të justifikojë atë që ka thënë që s’e kthen dot që ky është peng, s’ka si e justifikon.

Nuk është hapur kurrë një çështje ndaj meje në SHBA. Të gjitha këto, përveç përpjekjes për të manipuluar njerëz të lodhur nga 25 prilli prej masakrës zgjedhore nuk ka asgjë tjetër, janë trillime. Jam ftuar për të vizituar SHBA-të dhe siç kam qenë do të vazhdoj të jem në institucionet e Amerikës.
Ata më kanë njohur si partner kur kam çuar Shqipërinë e NATO-s. Më kanë njohur si kryetar të opozitës. Më kanë njohur dhe në çështjet të tjera që kanë të bëjnë me gjeostrategjinë”, – tha Basha.

Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinës “Toyota Yaris”

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Policia arrestoi në vendin e ngjarjes, pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Po ashtu, Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Por në burg përfundoi vetëm Ervis Vladi, i dënuar me 1 vit burg, i cili u gjykua vetëm për mosdeklarim parash. 

Tags: albanewsceshtja e toyota yarisleterporosia nga belgjikalulzim bashaProcedim penal
Previous Post

Banka Botërore jep 29.5 mln dollarë financim shtesë për sektorin shëndetësor në Shqipëri

Next Post

Skema korruptive/ Dënohet me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtori i ‘313’-ës, 4 vite heqje lirie për përgjegjësin e sektorit

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Skema korruptive/ Dënohet me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtori i ‘313’-ës, 4 vite heqje lirie për përgjegjësin e sektorit

Skema korruptive/ Dënohet me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtori i ‘313’-ës, 4 vite heqje lirie për përgjegjësin e sektorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.