• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BEOGRADI DËSHTON TË HEQË SIMBOLET E KOSOVËS NGA SAMITI I SOFJES

09/11/2020
in Aktualitet, Kosova, Rajon
0
BEOGRADI DËSHTON TË HEQË SIMBOLET E KOSOVËS NGA SAMITI I SOFJES

Në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme përkund të shteteve anëtare të Procesit të Berlinit,për kundër insistimit të Serbisë, flamuri i Republikës së Kosovës qëndroi si “mirëseardhje” për ministrin e ri serb, i cili duhet të mësohet dhe adaptohet me simbolet e shtetit të Kosovës.

Në këtë takim virtual, shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, tha se Serbia nuk duhet lejuar që të sabotojë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në rajon.

Duke falënderuar bashkëkryesuesit nga Bullgaria dhe Maqedonia Veriore për organizimin e Samitit të Sofjes, Haradinaj-Stublla theksoi nevojën e diskutimit të sfidave që pengojnë rajonin në integrimin drejt strukturave evropiane, dhe trajtimin simetrik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ministrja foli edhe për Gjykatën Speciale dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krimet e kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe dhe ende të pandëshkuara nga Serbia, si dhe zhvillimet tjera me rëndësi për Kosovën dhe rajonin.

“Kosova nuk mund të sillet sikur nuk po ndodh asgjë me të dhe rreth saj”, tha shefja e diplomacisë kosovare, duke vënë theksin te zhvillimet e fundit të Gjykatës Speciale.

“Gjatë luftës së fundit, Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori – dhe asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë këtë raport asimetrik, të njohur tanimë ndërkombëtarisht. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e drejtë e vetëmbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e pastër, fisnike, dhe e drejtë – kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, dhe do të vazhdojë fuqishëm të dëshmojë dhe vulosë përfundimisht pastërtinë e saj”, shtoi ajo.

Haradinaj-Stublla, në këtë kontekst, kërkoi drejtësi ndërkombëtare për krimet ende të pandëshkuara të Serbisë në Kosovë.

Ajo vuri paralele te Serbia – e cila ende nuk ka kërkuar falje, ende nuk ka pranuar krimet, dhe ende nuk ka heqë dorë nga mos ndëshkueshmëria – si politikë shtetërore – vazhdimësi e trashëgimisë kriminale të Millosheviqit.

Haradinaj-Stublla përmendi rastin skandaloz të kriminelit Rajko Kozllinës, i cili ka vazhduar të jetë anëtar ushtrisë serbe edhe pse i dënuar për krime lufte për masakrën e Tërnjës, dhe i cili ende vazhdon të mbrohet nga aparati shtetëror serb duke e lejuar t’i ikë vuajtjes së dënimit.

Duke folur për Procesin e Berlinit, Haradinaj-Stublla tha se progresi nga implementimi i arritjeve – që mban vulën e kancelares Merkel – është i rëndësishëm, porse Kosova nuk do të lejojë trajtim të pabarabartë brenda formatit të bashkëpunimit rajonal.

Mospranimi i realitetit politik e ligjor i Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, mos përmbushja e obligimeve të dala nga zotimet e mëhershme të Procesit të Berlinit nga Serbia, si dhe të atyre që ndërlidhen me marrëveshjet e Brukselit, e mbajnë peng bashkëpunimin e plotë rajonal.

Para se të synohet lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave, dhe kapitalit, ministrja Haradinaj-Stublla tha se kërkohet që Serbia të zbatojë plotësisht dhe efektivisht marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, t’i njohë dokumentet e Kosovës, targat RKS, dhe të mundësojë lëvizjen e papenguar të qytetarëve të Kosovës përmes zbatimit të obligimeve për funksionalizim të 4 pikë-kalimeve kufitare Kosovë-Serbi, sipas marrëveshjes për IBM.

Duke përmendur edhe shkeljet që Serbia në vazhdimësi i bën duke keqpërdorur Interpolin për të lëshuar fletarreste ndërkombëtare me akuza të fabrikuara kundër shtetasve të Kosovës, kryediplomatja Haradinaj-Stublla kërkoi nga bashkë-kryesuesit të respektohen dy Deklaratat e Përbashkëta të Samitit të Londrës 2018, mbi personat e pagjetur dhe krimet e luftës, dhe të përfshihen të plota në konkluzionet e Samitit të Sofjes.

Tags: albanewsmarredheniet kosove-serbisamiti i sofjes
Previous Post

AMBASADORJA YURI KIM TAKIM ME EDI RAMËN NË KRYEMINISTRI

Next Post

DROGA NË MALIN E ZI/ PRONARI I MAGAZINËS NË LUSHNJË: JU TREGOJ GJITHÇKA QË DI PËR KAMIONIN…

Related Posts

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave

18/01/2021
BILANC LUFTE/ 12 viktima dhe 40 të plagosur në aksidente në dy javët e para të 2021

Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona, një i mitur

18/01/2021
Aksident tragjik në Kosovë, mjeti me targa shqiptare humb kontrollin dhe përplas makinën në korsinë tjetër, dy viktima

Aksident tragjik në Kosovë, mjeti me targa shqiptare humb kontrollin dhe përplas makinën në korsinë tjetër, dy viktima

18/01/2021
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit takim me rektorët e universiteteve: Vendimet i përkasin Komitetit të Ekspertëve, sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit online

18/01/2021
Dokumenti/ Zbulohet kalendari i punimeve të Kuvendit, ja kur miratohet marrëveshja me Pfizer për vaksinën anti-covid

Marrëveshja me Pfizer/ Kuvendi miraton tre aktet normative, i hapet rruga ardhjes së mbi 10 mijë dozave të vaksinës

18/01/2021
Vrasja e 15-vjeçarit në Prizren do të shoqërohet me protesta

Vrasja e 15-vjeçarit në Prizren do të shoqërohet me protesta

18/01/2021
Next Post
Kamioni me drogë ne Mal te Zi

DROGA NË MALIN E ZI/ PRONARI I MAGAZINËS NË LUSHNJË: JU TREGOJ GJITHÇKA QË DI PËR KAMIONIN...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave

18/01/2021
Shpërndanin kokainë në Itali/ Arrestohen 6 persona mes tyre edhe shqiptarë (EMRAT)

Shpërndanin kokainë në Itali/ Arrestohen 6 persona mes tyre edhe shqiptarë (EMRAT)

18/01/2021
Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve e jo të Ramës dhe ministrave të tij

Basha i përgjigjet Ramës: Për 8 vjet mashtrime e varfëri fajin nuk e ka BE-ja, por Tirja e qeverisë

18/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.