Kopshti ‘Çlirimi’ në Berat është mbyllur pasi dy edukatore janë konfirmuar me koronavirus.
Numri në total i edukatoreve, të cilat janë karantinuar nëpër banesa është 5, pasi ato kanë shfaqur simptoma të Covid-19.
Ndërkohë, tre edukatore janë në pritje të përgjigjeve të tamponit.
Mësohet se tamponi do t’i merret të gjithë stafit të këtij kopshti, sanitareve, edhe kuzhinierëve.