Silvio Berlusconi nuk do të jetë një kandidatët për postin e presidentit të Italisë.
Në një deklaratë për mediat ish-kryeministri tha se kishte kërkuar tërheqjen nga gara.
“Kam vendosur të ndërmarr një tjetër hap në rrugën drejt përgjegjësisë kombëtare, duke i kërkuar atyre që më propozuan, ta heqin emrin tim nga gara për Presidencën e Republikës”, u shpreh Berlusconi në një deklaratë.
Berlusconi është një figurë e shoqëruar nga polemikat në Itali. Atij iu ndaluan përkohësisht postet publike pas një dënimi për mashtrim me taksat në 2013 dhe ish-kryeministri është ende nën gjykim për skandalin famëkeq “Bunga Bunga”.
Tërheqja e tij nga gara e afron kryeministrin Mario Draghi me këtë post, por është ende e paqartë nëse partitë që mbështesin koalicionin e tij, do të jenë dakord që ai të bëhet president. Largimi i tij mund ta çojë Italinë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Presidenti ka kryesisht rol ceremonial, por është përgjegjës për zgjidhjen e krizave politike, që e bën kyç rolin e tij në një vend ku qeveritë mbijetojnë vetëm 1 vit mesatarisht.