• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BERZH rishikon sërish me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e zbret në 3%

10/05/2022
in Ekonomi
0
BERZH rishikon sërish me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e zbret në 3%

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar sërish në ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vetëm një muaj pas zhvlerësimit të parë. Rishikimi u bë në kuadër të ngadalësimit të gjithë rajonit të BERZH, me 0.6 pikë përqindje, që reflekton pasojat e luftës në Ukrainë dhe shqetësimeve inflacioniste.Banka, në raportin e fundit “Rikthimi i çmimeve të  larta: Përballja me ushqimin dhe energjinë e shtrenjtë”, publikuar sot, pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3%, me një ulje prej 0.3 pikë nga vlerësimi i fundit i marsit. Në mars BERZH priste që ekonomia e Shqipërisë të zgjerohej me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor. Në total, tashmë BERZH pret që rritja ekonomike e vendit të jetë 0.7 pikë përqindje më e ulët sesa në Nëntor, kur parashikohej një rimëkëmbje e shpejtë pas pandemisë.

Në pjesën për Shqipërinë, BERZH thekson: “Ekonomia pritet të arrijë një rritje më të ngadaltë në vitin 2022 pas një rikuperimi të fortë në 2021, kur PBB-ja u rrit me rreth 8.5 për qind, si pasojë e rritjes së turizmit dhe rimëkëmbjes së kërkesës së brendshme. Rritja e fuqishme e investimeve u mbështet nga rindërtimi publik i lidhur me tërmetet. Mjedisi makroekonomik mbetet kryesisht i qëndrueshëm; inflacioni u rrit në 5.7 për qind me bazë vjetore në mars 2022 duke reflektuar rritjen globale të çmimeve të mallrave, por ndërsa ka kaluar objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind, ai mbetet më i ulët se në shumicën e ekonomive rajonale.

Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të politikës monetare nga 0.5 për qind në 1 për qind në fund të marsit 2022. Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid, me rritje të fortë të kredisë në dy muajt e parë të vitit dhe kredi me probleme. në nivelet më të ulëta që nga viti 2014. Ndërkohë, buxheti po ndien ndikimin e krizës energjetike për shkak të importeve të mëdha të energjisë elektrike me çmime dukshëm më të larta. Qeveria është gjithashtu nën presion për të mbështetur familjet në dritën e rritjes së çmimeve dhe frikës nga mungesa e ushqimit. Ndërsa lidhjet e drejtpërdrejta ekonomike dhe financiare me Ukrainën dhe Rusinë janë të papërfillshme, pasiguria e lartë rreth luftës dhe pasojave të saj ekonomike, një ngadalësim i pritshëm në tregjet europiane dhe rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë përbëjnë të gjitha rreziqe serioze ndaj perspektivës dhe pritet të ngadalësojë rritjen afatshkurtër. GDP pritet të rritet me 3.0 për qind në 2022 dhe 3.3 për qind në 2023”.

Nën dritën e zhvillimeve të reja të pasojave të luftës Rusi-Ukrainë dhe rritjes së ndjeshme të çmimeve, të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje rritjen ekonomike të vendit. Më pesimiste deri tani është Fondi Monetar Ndërkombëtare, që pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsberzhrritja ekonomike e shqiperise
Previous Post

Sot “Eurovizion 2022”! Ronela Hajati hap mbrëmjen e parë të festivalit

Next Post

Tenderët, në 3 muaj paraqiten 150 ankesa në KPP kundër institucioneve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Tenderët, në 3 muaj paraqiten 150 ankesa në KPP kundër institucioneve

Tenderët, në 3 muaj paraqiten 150 ankesa në KPP kundër institucioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.