Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është zotuar të mbajë trupat në Afganistan derisa të evakuohet çdo amerikan. Shefi i Shtëpis ësë Bardhë ka paralajmëruar këhsbtu se ushatrët e SHBA mund të qëndrojnë në Kabul edhe pas 31 gushtit, nëse nuk kanë përfunduar të gjitha evakuuimet.
Presidenti gjithashtu hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen teksa talebanët morën pushtetin.
Në një intervistë me George Stephanopoulos të kanalin ABC News, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “gjithçka në fuqinë e tyre” për të evakuuar amerikanët dhe aleatët amerikanë nga Afganistani para afatit.