BOTË- Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.
Tashmë bilanci i COVID-19 ka shkuar në 116 milion raste aktive, dhe mbi 2.5 milion të vdekur. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 88,851 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,606 njerëz dhe numri në total ka shkuar 533,636 viktima.
Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike. Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditë më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 58,674 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 3,835,595 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,344 njerëz dhe numri në total është 87,835.
Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 49,653 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,999,119 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 1,639 duke e çuar shifrën në total 98,974 njerëz.
Ndërkoh♪7 një ekip i Organizatës Botërore i Shëndetësisë i cili është duke hetuar origjinën e Covid po planifikon të heqë një raport të përkohshëm mbi misionin e tij të fundit në Kinë mes tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit mbi hetimin dhe një apeli nga një grup ndërkombëtar i shkencëtarëve për një hetim të ri.