SHBA – Multimiliarderi Bill Gates ka bërë publike planet e fondacionit të tij, të cilat ai thotë se do ti realizojë në një periudhë afatmesme. Me anë të një postimi në blogun e tij, Gates shkruan se varianti i ri i koronavirusit, Omicron, ka çuar në një numër rekord të rasteve dhe shtrimeve në spital në mbarë botën, por megjithatë ai shprehet optimist për mundësinë që fundi i pandemisë të jetë këtë vit.
Bill Gates ka shpjeguar se, mënyra e vetme për t’i dhënë fund COVID-19 është “eliminimi i virusit kudo”. Për shkak të kësaj situate dhe me synimin për të përshpejtuar procesin e afrimit të fundit të pandemisë, Bill Gates ka shpallur një investim prej 150 milionë dollarësh në Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI).
Ky plan u krijua në vitin 2017 nga Fondacioni Bill Gates, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave kundër sëmundjeve të reja infektive. Për më tepër, një qëllim tjetër i këtij plani është të ndihmojë në sigurimin e aksesit të barabartë në vaksinat kundër COVID-19 për të gjitha vendet e botës.
Marrë nga indipendent.co.uk