• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BKT synon të bëhet banka e parë që ofron shërbimin e investimit në bursa

22/10/2021
in Ekonomi
0
BKT synon të bëhet banka e parë që ofron shërbimin e investimit në bursa

Banka Kombëtare Tregtare pritet të bëhet e para bankë tregtare në Shqipëri që do t’iu ofrojë klientëve të saj mundësinë e investimit në bursat ndërkombëtare.

Në mbledhjen që do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme, Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të marrë në shqyrtim dy projektvendime që do t’i lejojnë BKT ofrimin e këtyre shërbimeve, përkatësisht “Mbi miratimin e zgjerimit të licencës së shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” dhe miratimin e përshtatshmërisë për shërbimet e investimit me kërkesat e Ligjit “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij”, si edhe “Mbi dhënien e së drejtës shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. për kryerjen e shërbimeve të investimit online, nëpërmjet platformës “Smart Invest”.

Epoka e normave të ulëta të interesit ka rritur interesin e një segmenti të caktuar të investitorëve për të siguruar kthime më të larta. Deri tani, mundësitë e investimet në tregjet e kapitalit në Shqipëri kanë qenë të kufizuara dhe janë promovuar kryesisht nga kompani brokerimi ose agjentë të bursave online. Përveç pak kompanive të licencuara nga AMF, që zhvillojnë aktivitet të formalizuar, në shumicën e rasteve këto subjekte veprojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Ato synojnë të tërheqin kryesisht shtetas të huaj në investime me rrezik të lartë dhe praktikat e tyre nuk janë shumë transparente, madje shpesh ato përfshihen edhe në skema të mirëfillta mashtrimi.

Të vetmet institucione financiare serioze të përfshira në shërbimet e investimit në tregjet e huaja janë shoqëritë administruese të fondeve të investimit. Kompani që kanë ngritur fonde investimi në tregjet e huaja janë Raiffeisen Invest, ABI Invest dhe WVP Fund Management Tirana. Megjithatë, investimet e fondit të Raiffeisen Invest janë të fokusuara në instrumente me rrezik të ulët, kryesisht tituj të borxhit të qeverive dhe korporatave të huaja. Ndërkohë, shoqëria tjetër, ABI Invest, është ende në hapat e para të aktivitetit. Deri tani, vetëm WVP Fund Management Tirana është e vetmja shoqëri ka arritur të ndërtojë fonde investimi në aksione, me një përvojë afërsisht trevjeçare. Këto fonde kanë një luhatshmëri të lartë, por aktualisht shfaqin norma kthimi mjaft të kënaqshme. Për shembull, fondi më i vjetër, WVP Top Invest në fund të shtatorit raportonte një kthim vjetore prej 20.57%.

Deri tani, bankat tregtare, si Raiffeisen apo ABI Bank, kanë preferuar që shërbimet e investimit në titujt e tregtuar në bursë t’i kanalizojnë në filiale të kontrolluara, pa i përfshirë direkt në portofolin e shërbimeve të bankës. BKT është e para që synon ta ofrojë këtë shërbim në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Bankat tregtare në Shqipëri po përballen në vitet e fundit me një bollëk të depozitave në valutë të huaj: sidomos depozitat në euro po rriten me ritme të larta, ndërsa kreditimi po orientohet kryesisht në monedhën vendase. Kjo ka krijuar teprica të mëdha likuiditeti të papërdorur në valutë të huaj, në nivel sistemi. Në fund të muajit gusht, vendosjet e fondeve në valutë të bankave shqiptare në llogari dhe depozita të institucioneve të tjera financiare kanë arritur në afërsisht 275 miliardë lekë ose rreth 2.3 miliardë euro.

Për disa banka të mëdha, me pjesë të lartë tregu te depozitat në valutë ky problem është edhe më i madh, duke e bërë sfidues menaxhimin e likuiditetit të tepërt, në kushtet e normave shumë të ulëta të interesit. Kjo mund të jetë një nga arsyet që BKT dëshiron t’iu ofrojë depozituesve, sidomos atyre të mesëm dhe të mëdhenj, alternativën që një pjesë të fondeve t’i investojnë në bursat e huaja, në vend që t’i mbajnë në depozita. Në parim, për bankën kjo do të gjeneronte të ardhura nga komisionet e shërbimit dhe do ta lehtësonte disi nga “barra” e depozitave të tepërta në valutë të huaj.

Marrë nga Monitor.al

Tags: bktinvestim ne bursa
Previous Post

Zbehet turizmi në shtator, hyjnë më pak shtetas nga Kosova se në 2020-n; Në total erdhën 16% më pak turistë se para krizës

Next Post

OBSH paralajmëron: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Bilanci tragjik i koronavirusit/ Mbi 4.9 milionë njerëz kanë humbur jetën

OBSH paralajmëron: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kapet fieraku me karabinë, kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh në Fier

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rreth 40 mijë gjoba për parkim të gabuar në Tiranë në 3 muajt e parë të 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.