• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bllok Shqipërisë dhe Maqedonisë, 27 vendet anëtare pritet të miratojnë sot draft konkluzionet

30/11/2020
in Politikë
0
Bllok Shqipërisë dhe Maqedonisë, 27 vendet anëtare pritet të miratojnë sot draft konkluzionet

Në pamundësi të aprovimit të kuadreve negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian pritet të aprovojnë sot draft-konkluzionet mbi të dyja vendet. Këto konkluzione i referohen hapave që mbeten për t’u ndërmarrë deri në aprovimin e kuadreve negociuese dhe hapjen zyrtare të negociatave me të dyja vendet.

Dukej se gjithçka ishte në vijën e duhur për aprovimin e dy kuadreve negociues me fillimin e presidencës gjermane në korrik 2020. Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian i përkushtuan kohën më të madhe të diskutimeve të tyre gjatë këtyre gjashtë muajve metodologjisë së re të zgjerimit. Në momentin kur të 27 shtetet anëtare ranë dakort për detajet e integrimit të metodologjisë së re të zgjerimit në kuadret negociuese, një çështje bilaterale e bëri të pamundur konsensusin në gjirin e tyre.

Bullgaria insistoi që zgjidhja e çështjes së historisë, gjuhës dhe të minoriteteve me Maqedoninë e Veriut të integrohej në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Asnjë prej 26 shteteve anëtare nuk e përkrah qëndrimin e Bullgarisë për të marrë garanci para hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Shumica dërrmuese konsiderojnë se kjo çështje bilaterale mund të zgjidhet gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit, që zgjat me vite. Por Bullgaria nuk heq dorë deri tani nga qëndrimi i saj dhe vendimi për aprovimin e kuadreve negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kërkon unanimitet. Përveç kësaj, duhet që edhe Maqedonia e Veriut të jetë dakort për kuadrin negociues.

Por pala maqedonase nuk pranon qëndrimin e palës bullgare. Si rrjedhim, aprovimi i kuadreve negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet i bllokuar. Kjo e bën të pamundur synimin tjetër të presidencës gjermane për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut në dhjetor. Lidhur me Shqipërinë, shtetet anëtare nuk kanë rezerva për aprovimin e kuadrit negociues me vendin.

Kushtëzimi i shteteve anëtare nuk lidhet me kuadrin negociues, por me fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, që realizohet përmes mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Së paku, pesë shtete anëtare konsiderojnë, se Shqipëria nuk ka përmbushur ende dy parakushtet kyçe ndër gjashtë parakushtet që kërkohen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Këto dy parakushte kyçe kanë të bëjnë me funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe me aprovimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR, zbatimit të saj e transparencën e financimit të partive politike. Për Komisionin Europian ky parakusht i dytë për reformën zgjedhore është i plotësuar dhe mbetet për t’u plotësuar ligji për mediat online.

Ndasitë midis Komisionin Europian dhe disa shteteve anëtare për vlerësimin e përmbushjes së kushtëzimit të vendosur për Shqipërinë vazhdojnë. Mbetet për t’u parë si versioni përfundimtar i draft-konkluzioneve të shteteve anëtare.

Gjithsesi, ajo që i bashkon të gjitha institucionet europiane, është se Shqipëria nuk ka përmbushur ende parakushtet për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Nga Erisa Zykaj, ABC

Tags: bashkimi europiandraft konkluzionetmaqedonia e veriutshqiperia
Previous Post

OBSH: Vaksinimi nuk do të thotë shuarje e virusit

Next Post

Gara për hetues në BKH/ Përfundon procesi i deklarimit të pasurive për 35 kandidatët

Related Posts

“MOS U FSHIH PAS COVIDIT”- RAMA I PËRGJIGJET BASHËS: BASHKË ME MJEKUN PERUAN KE BËRË DOSJES PËR SHTËPINË E VERDHË

REPLIKAT/ Basha- Ramës: E ke mendjen të gajasesh, asgjë nuk i mbulon dështimet e Tires së qeverisë

15/01/2021
Monika Kryemadhi

Përmbytjet në vend/ Kryemadhi i ‘kthehet’ Ramës: Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet

15/01/2021
Edi Rama

“Qindra njerëz janë nën ujë”/ Rama i përgjigjet Bashës: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona…

15/01/2021
Lulzim Basha

Përmbytjet në vend/ Basha: Qeveria e vetme në botë që fatkeqësitë i sheh si mundësi për propagandë

15/01/2021
Edi Rama

“Maska me logon e PS”, Rama: Lexojeni si të doni! Janë dy gërma dhe lule të dashura për mua

15/01/2021
Edi Rama

(VIDEO) Përmbytjet/ Rama konferencë me gazetarët: Shifrat dhe faktet janë të pakrahasueshme me situatën në 2010

15/01/2021
Next Post
Godina e SPAK

Gara për hetues në BKH/ Përfundon procesi i deklarimit të pasurive për 35 kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Zbulohet ngjarja e rëndë në Ksamil, njerku abuzonte seksualisht prej 2 vitesh me të miturën

Zbulohet ngjarja e rëndë në Ksamil, njerku abuzonte seksualisht prej 2 vitesh me të miturën

16/01/2021
Trump do të largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden

Trump do të largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden

16/01/2021
Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë

Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë

16/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.